E padëgjuar më parë, Katari merr masa drastike para Kupës së Botës

E padëgjuar më parë, Katari merr masa drastike para Kupës së Botës

Trofeu i Kupës së Botës

Qeveria e Katarit ka njoftuar se do zvogëlojë orët e punës për zyrtarët dhe një pjesë të qytetarëve gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, me qëllim reduktimin e trafikut. Veç orëve të punës, për nxënësit e shkollave do shkurtohet orari i mësimit, me qëllim që afro 1 milionë tifozë të mos kenë vështirësi në lëvizje.

Nga 20 nëntori deri në 18 dhjetorin e këtij viti, në Katar do oragnizohet turneu i Kupës së Botës në të cilën do marrin pjesë 32 skuadra. Megjithë kritikat e shumta në lidhje me sjelljen e tifozëve dhe humbjet e jetëve të punëtorëve për ndërtimin e stadiumeve, sërish Katari duket gati për të pritur një nga eventet më të mëdha në botë sa i takon futbollit.

Nisma e fundit për shkurtimin e orëve të punës dhe orarit në shkolla është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria e Katarit. Një zëdhënës zyrtar tha pas një takimi të kabinetit se vetëm 20 përqind e stafit të qeverisë do të priten në zyra nga 1 nëntori deri më 19 dhjetor dhe stafi do të punojë vetëm katër orë në ditë. Nga 1 nëntori deri më 17 nëntor, orët e mësimit do të reduktohen, duke hapur shkollat nga ora 7:00 e mëngjesit deri në mesditë dhe më pas studentët do të jenë me pushime nga 18 nëntori deri më 22 dhjetor. Autostrada kryesore Corniche përgjatë bregdetit të Dohas do të jetë e mbyllur për të gjitha makinat nga 1 nëntori. Një zonë kryesore e tifozëve është duke u ndërtuar përgjatë rrugës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur