Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bashkë me avokatin e saj Ardian Kalia dhe u njoh me mbylljen e hetimeve.
SPAK mbylli hetimet edhe ndaj 25 të pandehurve të tjerë të dosjes 'Balluku' dhe tani GJKKO ka një javë kohë që të bëjë prapësimet, para se të kalojë në Gjykatën e Posaçme.
Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode krimesh të rënda, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza, dy prej të cilave për 'korrupsion', 'shkelje e barazisë në tendera', 'pastrim parash' dhe 'fshehje pasurie'.
Nëntë tenderat e paracaktuar kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, ku përfshihet ati i ndërtimit të Tunelit të Llogorasë që me kursin e sotëm është 200 mln euro, 7 lotët e Unazës së Madhe të Tiranës, dhe së fundmi ai i bërë që në kohën kur Belinda Balluku ishte drejtoreshë në Albcontrol, kur e paracaktoi fituesin që bëri punimet 1.1 mln euro në godinën teknologjike të këtij institucioni.
Për këtë tender që u zbulua së fundmi nga SPAK, në këmbim Balluku kërkoi dhe mori nga kompania fituese Eurocol e biznesmenit Pandeli Carapuli, një vilë në bregdetin e Jonit, në rezidencën “Ëhite Rocks” në Dhërmi. Bëhet fjalë për një vilë dykatëshe tip Begonia, gjithsej 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2. Nën akuzën e pastrimit të parave për këtë episod u mor i pandehur edhe vetë Carapuli.
Edhe Pandeli Carapuli, i cili është nën hetim për 'pastrim parash' u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve.
Vila tjetër është në bregdetin e Palasës, edhe kjo e sekuestruar, e cila sipas SPAK-ut është në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo ishte rikonstruktuar mes luksit nga biznesmeni Arbër Abazi, në këmbim të favorizimit të kompanisë së tij të ndërtimit, “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese në tetor të 2021 për një nga lotet e Unazës së madhe të Tiranës, në një tender afro 2.7 miliardë lekësh (me Tvsh). Vila gjendet në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Ajo ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metra katrorë dhe dy garazhe njëri 20 dhe tjetri 40 metra katrorë.
Të dyja vilat ishin fshehur në emër të ish futbollistit Igli Tare, i cili pritet të merret i pandehur për pastrim parash në dy raste.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, ku është njoftuar për mbylljen e hetimeve, vetëm një javë pasi iu komunikua zyrtarish akuza për ‘pastrim parash’.
Carapuli dyshohet se i dha ish zv. Kryeministres, ryshfet një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, pasi Belinda Balluku e favorizoi në tenderin 1 milionë eurosh kur ishte drejtoreshë e Albcontrol.
Sot në SPAK u paraqit edhe Balluku, e cila po ashtu u njoh me mbylljen e hetimeve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
-
RAMA HEP DOREHEQJEN..IK QEROHU NGA SHQIPERIA..HAJDUT...BASHKE ME SALI KTIMINELIN....
Përgjigju








Komente
Komento