Sali Berisha ka folur sot në një konferencë për media para gazetarëve, ku edhe këtë herë nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Por jo vetëm kaq, Berisha ka nxjerrë “live” edhe foton e bashkëshortes së Altin Dumanit, nga një drekë familjare teksa hedh akuza për Dumanin dhe lidhjet që ka me një person që është drejtor në Bashkinë e Tiranës.
Kjo është një ngjarje e paprecedentë, jo vetëm se familja e Dumanit është në mbrojte për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që merr kreu i SPAK, por edhe për publikimin e fotos së një gruaje që nuk është fytyrë publike.
“Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij”, tha Berisha ndër të tjera teksa tregonte fotografin që ishte edhe gruaja e Dumanit.
Duhen nxjerre fotot e adresat e gjithe familjareve te atyre dy gjykateseve shoqe te Argites qe Salen e nxorren nga arresti i shtepise dhe Jamaarberin e nxorren nga burgu ne arrest shtepie.Keto bajga nuk kane lidhje me drejtesine.
Përgjigju