VAU I DEJËS- Konstituohet këshilli bashkiak i Vaut të Dejës. Betohet kryebashkiaku Mark Babani i cili mori besimin e qytetarëve në 30 qershor për të drejtuar Vaun e Dejës në katër vitet e ardhshme. Po kjo ceremoni ka pasur edhe një detaj të pazakontë.
Ajo është zhvilluar në një qendër shëndetësore pasi salla e këshillit në ambientet e bashkisë aktualisht po restaurohet. Këshilli bashkiak i Vaut të Dejës ka 31 anëtarë, ndërsa kryetar i këshillit u zgjodh Mark Bisha me vota unanime.
Të pranishëm në ceremoni ka qenë edhe deputeti Tom Doshi, koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv, ministër i Brendshëm Besfort Lamallari.