Vendimi i Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga gara për kryetar, për Ervin Salianjin ekspozoi para shqiptarëve faktin se nuk ka garë. Në një intervistë për Report Tv, Ervin Salianji thotë se Sali Berisha është një frikacak që po i shmanget përballjes dhe se po organizon një farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD në shkelje të statutit.
“Më vjen mirë që kam ekspozuar para shqiptarëve atë që të gjithë e dinin, por mbuloj me narrativë të gënjeshtërt, që në PD ka demokraci dhe ka garë. Pra nuk ka garë, e vërteta e bërë publike është se Berisha po organizon një farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD në shkelje të statutit. Ligjit dhe kushtetutës. Nga shtatori, Berisha ligjërisht nuk është kryetar i PD dhe s’ka të drejtë të rikandidojë. Jemi në kushtet e uzurpimit të funksionit. Jemi në një regjim Rama-Berisha. Rama ka probleme me zgjedhjet e përgjithshme. Berisha i ka fshirë fare zgjedhjet dhe demokracinë e brendshme. Rama përfiton pushtet politik, Berisha pushtetin opozitar dhe benefite të tjera.
Berisha nuk e ka mbështetje tek demokratët. Është frikacak që i shmanget përballjes me demokratët dhe uzurpon PD. Nëse do kishte mbështetje, Berisha do hynte në garë dhe do të mundte me garë”, thotë Salianji.
Lajmi kryesor:
Berisha e la jashtë garës, Salianji për Report Tv: U legenos për një karrige! Jo betejë ligjore, do ankohem te ndërkombëtarët e PPE











