E PLOTË/ Vranë dhe groposën të atin, ja çfarë deklaruan tre fëmijët në gjyqin me dyer të mbyllura! Shqiptarja.com zbardh dëshmitë

E PLOTË/  Vranë dhe groposën të atin, ja çfarë deklaruan tre fëmijët në gjyqin me dyer të mbyllura! Shqiptarja.com zbardh dëshmitë

Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta ne gjykate 26 shkurt 2024

Durres- Tre fëmijët që vranë babanë në Shënavlash të Durrësit, pa shenja pendese rrëfyen krimin horror në gjykatë. Hygerta Meta pretendon se ka qëlluar me pistoletë të atin, ndërsa më herët krimin e kishte marrë përsipër vëllai i madh. Pavarësisht dëshmive kontradiktore, prokuroria tha se do mblidhen prova të reja autorin e dyshuar, Hysen Meta. Ndërsa Hygerta dhe Amarildo Meta akuzohen si bashkëpunëtorë në krim. Gjykata i la të tre në arrest me burg.

Shqiptarja.com zbardh të plotë pyetje përgjigje çfarë deklaruan brenda në seancë gjatë vlerësimit të masës së sigurisë.

Çfare deklaroi Hysen Meta

Gjykatësja: Cili ka qenë shkaku që ju arritët sipas dyshimeve të prokurorisë të kryenit këtë vepër të rëndë?

Hysen Meta: Nuk ka shkak fare se nuk nuk e kam bërë.

Gjykatësja: Nuk e ke bërë ti?

Hysen Meta: Jo

Gjykatësja: Kush e ka bërë?

Hysen Meta: Të flasi ai që ka bërë.

Gjykatësja: Kur ke marrë dijeni?

Hysen Meta: Jo dijeni por ka qenë present.

Gjykatësja: Na trego çfarë ke parë?

Hysen Meta: Motra e vogël ka qëlluar babain tim.

Gjykatësja: Motra e vogël, kjo që është në sallë, Hygerta?

Hysen Meta: Po

Gjykatësja: Pse e ka qëlluar motra

Hysen Meta: Ka patur konflikte. Një nga arsyet është se donte ta fejonte me zor. Ka debatuar shumë herë.

Gjykatësja: Ke qenë ti i pranishëm kur kanë debatuar?

Hysen Meta: Jo gjithmonë.

Gjykatësja: Po ti vetë si vëllai më i madh ke folur me babain?

Hysen Meta: Mua nuk më pyeste fare për këtë pjesë. Ai vendoste vetë për çdo gjë

Gjykatësja: Si i ke pasur marrëdhëniet me babain?

Hysen Meta: Jo shumë të mira.

Gjykatësja: Po pse para oficerit të policisë gjyëqsore ke thënë ndryshe?

Hysen Meta: Kam qenë i hutuar e i tronditur

Gjykatësja: Të erdhi ndonjë çikë keq për babain?

Hysen Meta:  O na ka ardh ne keq, sa nuk i ka ardhur njeriu këtu më meq se ne. Edhe atyre vëllezërit e vetë, s’u ka ardhur aq keq sa neve.

Dëshmia e Hygerta Metës

Gjykatësja: Hygerta si është puna. Në fillim keni thënë që e keni vrarë ju, më pas vëllai tani vëllai thotë se e keni bërë ju

Hygerta Meta: Duke qenë se fillimisht ishte shumë vështirë. Vëllai ka ca ditë që është kthyer nga Italia, 15 ditë para ngjarjes. Kjo ka nisur që në dhjetor kur më tha herën e parë. Ai e dinte shumë mirë që nuk isha e interesuar. Gjithsesi e dëgjova dhe i thashë jo për fejesën. Dhe ai nuk më dëgjoi. Ndodhi një problem tek bombula e gazit, ku sinqerisht e mora si kërcënim, sepse aty gatuaja gjithmonë. Kisha frikë sepse refuzimi që i bëja unë, ai tentonte të më vriste.

Gjykatësja: Tentonte kë të vriste?

Hygerta Meta: Mua ose mamanë time. Por mua se unë gatuaja aty.

Gjykatësja: Te bombula e gazit? E lidh me bombulën e gazit. Çfarë problemi ndodhi tek bombula e gazit?

Hygerta Meta: Sepse e preu bombulën e gazit, unë isha aty dhe refuzonte ta rregullonte. Ne përdornim sobën elektrike. E kuptoj, isha aty dhe isha në dijeni të veprës që ai bëri. Pas asaj dite nuk kemi gatuar më. Pas kësaj më ka thënë herën e dytë, përsëri në fund të janarit për fejesën, që unë e kisha bërë të qartë që jo. Më ka thënë përsëri që ju nuk keni për të bërë hajër në këtë shtëpi nëse vazhdon kështi dhe fakti që ai më kërcënonte mua dhe mamanë që do ju vras.

Gjykatësja: Po mamanë pse e kërcënonte?

Hygerta Meta: Nuk e di. Vetëm për shkak se këputi një portokall I kishte thënë s’ke të drejtë ta presësh.

Gjykatësja: Përveç kësaj a ka pasur konflikte të tjera

Hygerta Meta: Kanë patur konflikte. Një ditë ka qenë duke fjetur gjumë dhe e ka goditur në zemër duke e lënë pa frymë. Kam qenë vetë prezentë. Kishte thirrur nga një distancë shumë e largët se kemi shumë oborr dhe mamaja nuk e kishte dëgjuar. Hyri brenda dhe e goditi. Unë po fleja atë mëngjes dhe po dëgjoj mamin duke thirrur dhe çohem dhe ky po e rrihte akoma në prezencë time.

Gjykatwsja: Kur ka filluar babai të ketë konflikte me ju?

Hygerta Meta: Ashtu kanë qenë gjithnjë që në martesë. Unë jam fëmija e katërt.

Gjykatësja: Po mirë pse nuk keni bërë kallëzim për dhunën e ushtruar që të mos arrinit deri këtu sepse kjo është vepër shumë e rëndë?

Hygerta Meta: Nuk e kam bërë se ka qenë frika. Duke parë ndihmën e shtetit, që policia caktojnë disa metra, apo sërish ndodhin vrasje. Frikë prej atij ose fisi i vet.

Gjykatësja: Kishe frikë se mos fisi i vet do ju vriste?

Hygerta Meta:  Ai mund të pagonte dikë tjetër për të na vrarë, sic ka thënë. Ai na ka thënë do ju vras por se kur nuk e dija

Edhe nëse ikni do ju vras të gjithëve. Nëse rrini në shtëpi do ju vras të gjithëve me tritol. Nuk kishim ku të shkonim. Të afërm nga ana e mamit nuk kishim. Të ndaheshim aq nundësi ekonomike aq nuk kishim mundësi. Pse të vdisnim ne. Ishim 5 vetë dhe ai na frikësonte. Ai dhe mund të vriste mamanë që të mos i ikte pasuria.

Gjykatësja: Si të lindi mendimi që të kryeje vrasjen, ku e gjete pistoletën?

Hygerta Meta: Në momentin kur na tha do ju vras. Aq ishte. Unë kisha frikë

Gjykatësja: Ju kishte thënë herë tjetër do ju vras?
Hygerta Meta: Po por hera e parë që e thoshte drejtëpërdrejtë, se dëgjoja mamanë të thoshte.

Gjykatësja: Sa ditë përpara jut ha?

Hygerta Meta: Të enjten. Vrasja ndodhi të shtunën

Gjykatësja: Të enjten pse tha do ju vras?

Hygerta Meta: Sepse kisha refuzuar për herë të dytë për fejesë

Gjykatësja: Dhe çfarë bëre ti?

Hygerta Meta: Thjesht e dija që kishte armën. E dija më mirë nga të gjithë orarin kur vinte nga puna, kur hante drekën. Dhe thjesht e mendova për pasdite. Mora armën.

Gjykatësja: Erdhi babi nga puna, hëngri drekë. Çfarë bëri pastaj?

Hygerta Meta: Duke pushuar. Ishte shtrirë përmbys me kurriz. Dhe mora armën që ndodhej tek dhoma paralel pas sallonit. Nuk u befasua, më tha ku shkon me atë armë.

Gjykatësja: A ishte përmbys ai si e pa armën, e thirre ti?

Hygerta Meta: Ia tregova armën. Nuk më tha gjë

Gjykatësja: Kur të tha ku shkon me të, çfarë i the ti?

Hygerta Meta: I thashë të çohej në këmbë të fliste ballë për ballë. Edhe ai, ik andej më tha. Edhe e kam qëlluar.

Gjykatësja: Sa afër ishe ti me babin?

Hygerta Meta: 2 metra.

Gjykatësja: Ku ishte arma?

Hygerta Meta: Te sirtari, tek dhoma e gjumit e vëllait.

Gjykatësja: Ku e dije ti se ishte aty?

Hygerta Meta: E dija se pastroja në shtëpi. I dija të gjitha sendet që ndodheshin në shtëpi

Gjykatësja: Të kishte shkuar ndonjëherë ndër mend, pse mban armë në shtëpi?

Hygerta Meta: Ta pyesja unë atë? Ku kishte shance ta pyesja unë atë. Do haje ndonjë shpullë pas murit.

Gjykatësja: Ka pasur dhe kallash?

Hygerta Meta: Po vite më para. Por ka dalë jashtë funksioni.

Gjykatësja: Je penduar ndonjë çikë?

Hygerta Meta: Po pasi e kam bërë po por nuk kthehet prapa

Gjykatësja: Ulu!

Deshmia e Amarildo Metas

Gjykatësja: Çfarë ke për të na thënë

Amarildo: Unë nuk kam qenë në dijeni të ngjarjes fare. Kam qenë në punë gjithë kohën.

Gjykatësja: Mirë, momentin e fundit nuk e ke parë. Por a dije që babi kishte konflikte me motrën, me mamin?

Amarildo Meta: Po e dija.

Gjykatësja: Flisje me babin?

Amarildo Meta: Rrallë. Kur vija unë në shtëpi ai shkonte në punë.

Gjykatësja: E dinte që donte ta fejonte motrën?

Amarildo Meta: Po e dija. Më kishte thënë vetë motra.

Gjykatësja: Ke folur me babin për punën e fejesës?

Amarildo Meta: I kam fol një herë. Një ti hip makinës dhe iku. Bëri sikur nuk na dëgjoi fare.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kol: 26/02/2024 18:01

    Përgjigjet e kriminelëve janë përgjigjet e mashtruesve avokat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë