‘E putha unë e para’, Eni Jani dhe Genc Fuga tregojnë historinë e dashurisë: Përdora formulën time
Dy aktorët kanë rrëfyer historinë e dashurisë së tyre. Eni Jani dhe Genc Fuga u njohën si pedagog dhe studente por sot janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve.
Dy aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani
Janë përfolur shumë shpesh në lidhje me historinë e tyre të dashurisë. Aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga u njohën si studente dhe pedagog por sot janë burrë e grua dhe prindër të dy fëmijëve. Të ftuar në emisionin “Rudina” dyshja e njohur kanë rrëfyer fillimet e lidhjes së tyre.
Gjithçka ka ndodhur para 12 vitesh kur Eni takohej me Gencin si studentja me pedagogun, deri në një moment kur aktorja hodhi hapin e parë, dhe i rrëmbeu një puthje.
“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjesht si pedagog dhe ai mua si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe mesa duket aty nisi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor derisa në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor! Nuk ka patur propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ja thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë u martuam. Dasma jonë ishte e përbashkët. Kemi bërë 3 ditë dasmë. Një vit më vonë lindi vajza jonë e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri.”- përfundoi ajo.
Ndërsa Fuga tregoi se si e kishte kuptuar që Eni kishte filluar ta shikonte me tjetër sy.
“Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksionoi. Unë isha pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kustum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me shoqen e saj dhe ajo i thotë: S’është i keq ky...E ndërsa Eni i kthehet: “Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej për t’i rrëmbyer një puthje, aq më tepër vullnetare,”- ka treguar aktori dhe më pas qeshën të dy.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Dashuri në moshën 70-vjeçare, Alfred Trebicka si protagonist i “Para perëndimit”: Liria e individit triumfon!
13 Prill, 11:47
-
Gratë në konflikt me ligjin si aktore në skenë
6 Mars, 14:25
-
‘Fem Fest’, ‘Shi në Plazh’ & ‘7 minuta’ në ArTurbina! Julian Zhara në Shtëpinë e Europës! Poezi e muzikë, Altea Alushi dhe Serxho Beqo tek ‘Agimi’!
5 Mars, 11:42
-
Pas operacionit, aktori Genci Fuga shfaqet me kolegët
12 Shtator 2023, 11:45
-
Mero Baze: Pacienti ‘Fuga’ dhe ‘aktorët’ që vajtojnë për të
2 Gusht 2023, 19:45
-
QSUT s’bën ndërhyrje kirurgjikale për goditjet në tru, Braçe: Autoriteti i Konkurrencës të nisë hetimet! Duhet luftuar monopoli në shërbimet spitalore
2 Gusht 2023, 14:41
-
Carlo Bollino: Fakte të reja/ Kush i mban të prishura në QSUT aparatet që mund t’u shpëtojnë jetën falas shqiptarëve?!
2 Gusht 2023, 14:29
-
Pas ndërhyrjes në tru, Genc Fuga ka nisur të reagojë! Bashkëshortja: Me Zotin para dhe dashurinë, do kemi një rrugë të vështirë përpara
2 Gusht 2023, 13:36
-
QSUT nuk realizoi ndërhyrjen e Genc Fugës për goditjen në tru, Dollenberg: Nëse do të ndodhte në Gjermani, gjysma e spitalit do ishte shkarkuar
2 Gusht 2023, 12:25
-
Genc Fuga u operua në spitalin privat, pas denoncimeve të mediave qeveria mbulon 2 mln lekë shpenzime për kurimin e aktorit
1 Gusht 2023, 20:45
-
QSUT s’realizon ndërhyrje për goditjen në tru, mjeku Dasho për Report Tv: Janë kryer para 10 vitesh, pse ia lënë privatit? Mungesë vullneti nga Ministria e Shëndetësisë
1 Gusht 2023, 11:55