Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në detin Mesdhe, ku një anije me disa emigrantë në bord është mbytur pranë brigjeve të Lampedusas, ishullit italian që ndodhet mes gadishullit Apenin (Italisë) dhe veriut të Afrikës.
Sipas mediave të huaja, deri më tani nga mbytja e anijes raportohet për 19 të vdekur dhe 7 të tjerë në gjendje kritike, përfshirë edhe dy fëmijë.
Nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në ujërat e Mesdheut, pasi edhe më parë janë mbytur disa anije me emigrantë që nisen kryesisht nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme në drejtim të Europës.
Komente











