E rëndë në Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë

DEVOLL- Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Devollit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar. Dyshohet se ai e ka marrë djalin e mitur në periferi të një fshati në Devoll dhe e ka ngacmuar seksualisht, por fatmirësisht i mituri ka mundur të largohet.

Vetë djali dhe nëna e tij kanë dhënë detaje për ngjarjen. I mituri tregon se si e mori 45-vjeçari duke i thënë eja se do të japë lekë.

"Në dyqani, më tha mua hajde pak me mua. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lekë, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët. S’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bari. U ula, pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq."

E ëma tregon se djalin e ka gjetur të trembur dhe më pas ai i ka rrëfyer ngacmimin nga 45-vjeçari. Ajo u bën thirrje autoriteteve për drejtësi, ndërsa thekson se 45-vjeçari ka tentuar ta përdhunojë.

"Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur. Në lokalin e fshatit, atje ka qenë një zotëri dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil një çikë jashtë. Djali tha pse të dal dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha pse më do? Burri i tha hajde se do të jap lekë. Nuk më duhen lekë i tha djali se punon mami e më jep lekë. E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim.

Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe s’mundi t’ia hiqte dot dhe ja ka kapur me duar. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap. Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person.

I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do ti japin lek e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do t’i jepte lekë dhe unë s’po ia vija veshin se isha e lodhur nga puna. Ai do ta tensiononte gjendjen akoma më tepër me fëmijën tim 15 vjeç, dhe nëse do kishte kryer marrëdhënie seksuale tamam, djali im mund të kishte ngelur në vend se është fëmijë. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim s’dua të përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër."

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq