Korçë- Një 53-vjeçar që njihej edhe si astrolog (lexuesh dhe interpretues yjesh), është hedhur nga kati i shtatë i apartamentit të tij ku jetonte i vetëm, në rrethana dhe motive ende të mistershme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes në tokë.
Ngjarja e rëndë që cilësohet si flijim nga policia vendore në hetimet paraprake, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, në lagjen nr. 8.
Viktima është identifikuar si Ofiel Koço dhe sipas policisë vendore, “dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të pallatit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Sipas informacioneve të deritanishme nga hetimet aktive të policisë, 53-vjecari është ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte dhe më pas është hedhur. Koço njihej si astrolog, i cili ftohej për të intepretuar yjet herë pas here.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje apo motivi që e ka çuar 53-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.
Policia është duke hetuar mbi rastin dhe duke marrë dëshmi. Mësohet se 53-vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve, por jetonte i vetëm.
Gjina a paskan vra.
Përgjigju