E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës brutale nga i shoqi! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës brutale nga i shoqi! Qëndroi 3 ditë në koma

Graçanicë, Prishtinë

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një 41-vjeçare ka humbur jetën pas dhunës që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. 41-vjeçarja M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, i cili thotë se gruaja kishte hemorragji në tru për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar si pasojë e dhunës.

“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë”, tha Syla.

41-vjeçarja përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore mbrëmjen e 31 korrikut. Bashkëshorti i saj, D.Zh., është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.

Gjatë muajit prill, dy gra u qëlluan nga burrat e tyre brenda pak ditësh në Kosovë.  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më pas u bëri thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, shoqërisë civile, qytetarëve, grave dhe burrave që të punojnë së bashku për të ndalur dhunën me bazë gjinore, “e cila njollos vendin tonë dhe që mund ta shkatërrojë atë nga brenda”.

Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Porto Romano/ 309 prona private preken nga ndërtimi i Portit të ri! Kompensimi do bëhet me lekë në dorë ose shkëmbim me tokë shtetërore

Porto Romano/ 309 prona private preken nga ndërtimi i Portit të ri! Kompensimi do bëhet me lekë në dorë ose shkëmbim me tokë shtetërore