Kanada- Një 43-vjeçar nga Shkodra është vrarë me armë zjarri në Toronto, Kanada.

Viktima i identifikuar si Paulin Harusha -baba i dy fëmijëve, u gjend i pajetë në një automjet pranë Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive pak para mesnatës të së shtunës.

Sipas autoriteteve kanadeze autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët përpara se të mbërrinin oficerët.

Në një konferencë për shtyp të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos deklaroi se motivi i krimit mbetet ende i panjohur.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë.

Foto: Paulin Harusha