“Djali apo vajza e filanit është më mirë se sa ti” është një nga shprehjet më të gabuara që prindërit u drejtojnë fëmijëve të tyre. Psikologia Renisa Beqiri, shprehet se janë pikërisht këto krahasime që i bëjnë fëmijët të ndihen të pamjaftueshëm dhe përballë një presioni psikologjik.
Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 48% e fëmijëve në Shqipëri, të moshës 1 deri në 14 vjeç, përjetojnë dhunë fizike dhe/ose agresion psikologjik nga kujdestarët e tyre ligjorë, përfshirë edhe prindërit.
“Rritja e dhunës psikologjike lë pasoja të njëjta me atë fizike tek ecuria e fëmijës, sepse në këtë rast kemi shkatërrimin e vetëvlerësimit, e vetëbesimit, e vetëkonceptit. Fëmijët fillojnë dhe kanë dyshime shumë të mëdha, nuk dinë se kush janë edhe ku janë, kështu që efektet janë jashtëzakonisht shumë të mëdha.”, thotë psikogologia Renisa Beqiri.
Por, cilat janë disa nga “gabimet” që prindërit bëjnë pa e kuptuar, duke ushtruar presion apo agresion psikologjik ndaj fëmijëve të tyre?
“Duke u thënë fëmijëve që ti je i pamjaftueshëm, pra ti je i pamjaftueshëm, duhet të bësh akoma më mirë, shiko personin tjetër. Pra, pjesa e krahasimit duke mos matur njëherë fëmijën vetë se çfarë kapaciteti ka vetë personalisht dhe pastaj të kuptosh se ku mund të rritet dhe ku mund të zhvillohet. Kështu që krahasimi social, krahasimi personal pjesa e ndjenjave të vetëfajësisë dhënia ndaj fëmijëve pasiguri.”, shprehet psikologia.
Një tjetër problem shqetësues që prek mirëqenien psikologjike të të rinjve është edhe bullizmi online. Sipas të dhënave, 12% e adoleshentëve shqiptarë të moshës 11 deri 15 vjeç raportojnë se kanë përjetuar bullizëm në internet, si marrja e mesazheve fyese apo kërcënuese, ose shpërndarja e fotove dhe videove të tyre pa leje. Edhe pse shpesh nënvlerësohen, pasojat psikologjike të këtyre rasteve janë të rënda.
“Kemi bulllizues, kemi dhe të bullizuar. Pra janë të gjitha tipologjitë dhe nëse ne fëmijës i japim një besim jashtëzakonisht shumë të madh nuk do të arrijmë dot të kuptojmë nëse po shkon siç duhet ky lloj prindërimi apo jo. Pra me fëmijën duhet besoje dhe kontrolloje dhe prindi ka të drejtë të kontrollojë fëmijën e vet”, shprehet psikologe Beqiri.
Psikologia Beqiri thekson se kontrolli i kujdesshëm dhe i vazhdueshëm është thelbësor. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm, pasi fëmijët mund të jenë viktima të bullizmit, por në disa raste edhe vetë bullizues.
Komente













Po edhe ket do e quani bullizem? Ti thuash femijet shiko filanin? Po esht support mi ka.e. I tregon femijes qe ska gje qe sbehet e nuk arrihet a kush ju jep diplom juve vk
Përgjigju