Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri ka reaguar pas fakenews që përhapi paraditen e sotme se një nga banorët e Unazës së Re ka ndërruar jetë nga përplasja me policinë. Pampuri disa orë më pas ka reaguar duke përgënjeshtruar deklaratën e saj. Demokratja shprehet se Mahmut Himallari, për të cilin paradite tha se ka vdekur, është gjallë dhe mirë me shëndet, ndërsa theksoi se duhet të ishte treguar më e kujdesshme.

"Per here te pare jam e lumtur, qe me informuan gabim….Sot e pame se si mundi, investimi, djersa dhe gjaku i banoreve te Unazes se Re, u hodh poshte, u percmua. Sot e pame edhe ndjeshmerine e qeverise, edhe per objektet qe ka bere shpronesimet dhe vlerat qesharake, shume larg vlerave te tregut. Njeriu nuk mund te rrije pa reaguar, madje as pa u perfshire emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht qe qendron me ta, e ne kulmin e perballjes me policine dhe ne nje interviste spontane, e rrethuar nga banore te terrorizuar e dhunuar nga policia.

Qan hallet dhe brengat. Sigurisht qe te mbushen syte me lot, kur te marrin ne telefon disa nga banoret dhe te thone qe ka ndodhur gjema, se Mahmuti ka nderruar jete. Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka. Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur!

Per here te pare jam e lumtur qe me informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave. Nuk po justifikoj gabimin tim, por po ndaj lajmin qe z. Mahmut Himallari eshte mire. I uroj sherim te shpejte dhe durim per te perballuar gjemen, qe tashme eshte e gjithe shqiptareve" tha Pampuri.