PD tashmë është me dy statute në Gjykatën e Tiranës! Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike dhe juristët e tyre kanë depozituar në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ky vendim vjen vetëm dy ditë, pasi Lulzim Basha depozitoi në gjykatë, po për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, megjithëse 5 muaj me vonesë.
Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.
PD-ja gjendet para një situate aspak të lehtë, me 2 statute. Një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.
Kuvendi i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës
Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Basha nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit (në ndryshim nga Berisha).
Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.
Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.
Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale.
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.
/JEHONE NGA E SHKUARA/ dhe /HAHA/,faleminderit per humorin e holle dhe kenaqesine qe me dhate duke lexuar komentet tuaja.Fishta dhe Frasheri,por dhe te tjere si Migjeni,Noli,Konica,etj duket sikur shkruajne sot.Shqiperia dhe shqiptaret kane evoluar,por politikanet kane mbetur te njejte.
PërgjigjuDy Kambere ne nje dere… populli i ka dhjere… ndaj mbajne ere..
PërgjigjuPjese nga poezia TRADHTARET (Naim Frasheri) Shokë, kemi në mest tënë Shum’ armik’ e trathëtorë! Popo! mos u qoftë thënë! Veç që s’kanë gjë në dorë. ... Qysh u bënë Efialtë E nuk e njohin të mirën, Uthullën pandehin mjaltë Edhe dritë errësirën! Buk’ e mëmëdheut zëntë Tradhëtorët e pabesë! Dhe Zoti dërrmën u dhëntë, Kurrë mos paçinë pjesë! Miqt’ armiq i kanë bërë, Armikëtë miq i zunë, Qysh janë fyell të tërë! Ç’është kjo e madhe punë! Fajn’ e math kur do ta njohin Njerëzit e mallëkuar? Dritënë pse nuk e shohin, Apo janë të verbuar? Janë së gjithash të marrë Dhe të liq me të vërtetë, Mëmëdheut bëjnë varrë, Po do të bienë vetë, ...
PërgjigjuGOMARI I BABATASIT (Gjergj Fishta) Ju rrugaça sallahana, vagabonda shakllabana, rricna t’ndyet, mikrobe të kqij qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë me ne, do t’na qelbi fis e atdhè? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m’do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me ‘i gjysmë setre t’pa astar, lshuemum krahve kalavar e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë: pantallonat me “gjyslykë” kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t’tanë gordec e berbalec pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije, me ‘i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t’gjith njerzisë… tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi “Skandërbeg”, e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n'”smoking”, tash në “bon-jour” ju, qi dje s’kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m’pash, edhe besa me “gulash” me “afishe” e me “sultjash”, me “kjumshtuer” e me “ashurè”, “kosha gjelash” si kubure, “tarator”, “pilaf me kos”, “mish me qepe” e “majdanos” “shish qebap”, “brizholla viçi”, “kunguj t’mbushum”, “kuzuici”, “kabuni”- e “mualebi”. Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, qi për jetë e nderë t’Atdheut kane ra n’luftë si shqipe t’leta, kanë shkri gja e shpija t’veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu dhimbë gurit e drunit. Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n’vend qi ju me u vu n’konop, a se brinjt m’jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit a me dlirë ndo ‘i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m’ju si t’ishi ogiça, për me u pri udhës s’qytetnisë e me i sjellë t’marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi “shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo ‘i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s’po e gjeni dot, nën kambë t’cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m’palc, pleh i ndytë me u bartun n’shalc e me u qitë jashta Shqipnije.
PërgjigjuRrnofti Birisha qe te hapi syte