Kryetari i Partisë Demokratike ka mbështetur edhe njëherë protestat e dhunshme në Tiranë. Pas mbylljes së seancës parlamentare, Berisha tha për mediat se opozita bëri gjithçka për të sjellë sot në Kuvend sipas tij zërin e studentëve.
“Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë.
Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s, fakti që Shqipëria është në negociata për integrim në Bashkimin Europian, në vlerësimin dhe mendimin tim, e bën disa herë më të rëndë këtë fakt, këtë zhvillim, këtë proces. Sot deputetët e opozitës bënë gjithçka që të sillnin në parlament zërin e studentëve, gjimnazistëve, të cilët siç i shihni ju, janë trima me fletë”, tha Berisha.
Për nismën e protestës Berisha pohoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka qenë një nga iniciatorët.
“Në nismën e kësaj proteste ka qenë Forumi Rinor i Partisë Demokratike, një nga iniciatorët i pranishëm me listë tek Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Arsimit.
Ne jemi aty dhe jemi fuqishëm. Dhe Edi Rama e din këtë. Prandaj në qoftë se ke lexuar reagimet e para, që të gjitha ishin t'ia faturonin Partisë Demokratike. E vërteta është se protesta është e studentëve dhe gjimnazistëve, por Partia Demokratike i mbështet ata fuqishëm” tha Berisha.
Sipas tij kreu i qeverisë po përqiet të tregojë se edhe ai po sulmohet si kryeministrja italiane dhe presidenti francez.
“Rama duhet t'u thotë të tjerëve që ‘ja, unë po sulmohem si Meloni, si Makroni, si të tjerët nga Antifa’. Dhe këta Antifas, sipas përkufizimeve të tyre, janë njerëz të cilët janë shkatërrimtarë, anarkistë, nuk kanë qëllime të tjera”, shtoi ai.
Për sulmet ndaj dy selive, Berisha pretendoi se ky ishte një akt i organizuar nga kryeministri Edi Rama
“Rama organizoi djegien e dy selive. Por në fakt të Partisë Demokratike, sepse selinë e vet e mbushi me inspektorët e bashkisë dhe inspektorët e ndërtimit e të tjerë. Ata i la, nuk dogjën bashkia, për bashkinë nuk kishte problem. Duhej selitë, duhej selia e PD-së të digjej që të thoshte ‘ja, nuk e kanë vetëm për korrupsionin e Belindës, timin e të tjerë me radhë’”, tha Berisha.
Në fund teksa u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, ai tha se ‘kjo e forcon më shumë Edi Ramën’.
“Për të lehtësuar Ramën? Kjo nuk ndodh kurrë! Kjo është gjëja më absurde, do të thotë të forcosh Edi Ramën, të veprojë sic veproi me opozitën. Ata që thonë kështu janë lëpirësit dhe puthadorët e Edi Ramës. Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën është si të krahasosh ditën me natën”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme/ Berisha: Të rinjtë e PD ndër iniciatorët! Balla akuza: Paguat dhunuesit, po strehoni 115 prej tyre! Reagon selia blu: Mashtrues!
-
o berishe plera qe su ngope se beri keq shqiperise yyyy balta e kombit
Përgjigju -
Po ti je Krimineli më i madh i Shqipëtarëve, ti vrave 4 veta në bulevard, Xeni me Medi Eli Fara vranë 27 veta në Gërdec, ti bëre 1997, ti vrave Azem Hajdarin, ti zhduke Remzi Hoxha e sa e sa vrasje ke bërë ti o Non Grada ti o i 12 në përrua që mu katandise me një Çetë me 50 vetë o faqezi.
Përgjigju








Komente
Komento