Shërbimet online/ Manastirliu: 41 shërbime online nga 1 janari. Fund rradhëve të pritjes dhe rryshfetit

Shërbimet online/ Manastirliu: 41 shërbime online nga 1 janari. Fund rradhëve të pritjes dhe rryshfetit

Ministrja Olgerta Manastirliu

Duke filluar nga 1 janari qytetarët nuk kanë arsye të paraqiten në sportele për të rezervuar datën dhe orën për kryerjen e ekzaniminive pasi ato do të kryhen online apo për të rinovuar kartën e shëndetit. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila nga qendra shëndetësore nr. 9 dhe poliklinika e specialiteteve nr.2 tha se brenda vitit, 91 % e shërbimeve të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të ofrohen online për qytetarët duke ulur burokracitë dhe rradhët e pritjes në sportele.

“Shërbimet në shëndetësi janë lehtësuar duke u transformuar nga shërbime në letër në shërbime online.Janë 41 shërbime të cilat prej datës 1 janar kanë kaluar online, nga shërbime me letër të cilat ishin rinovimi i kartës së shëndetit apo rezervime të cilat do të duhet të vinin këtu qytetarët për të ndryshuar një ekzaminim apo një konsultë, tashmë do të mundet që nëpërmjet platformës unike e-albania këto informacione, rezervime apo qofte rinovime të kartës së shëndetit të kryhen online”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se do të jenë më shumë se 24 mijë veprime të cilat do të eliminohen gjatë vitit 2020 për sa i përket kartës së shëndetit, Manastirliu tha se nga 1 janari do të ulen burokracitë pasi do të jetë administrata përgjegjëse për tërheqjen e dokumentave nga njëra zyrë në tjetrën.

“Ndihmon qytetarët, ul burokracitë, sorollatjet, rradhët nëpër sportele por gjithashtu eliminon rryshfetin.

Do të jenë 40 sportele të cilat do të dedikohen gjatë kësaj periudhe informacionit ndaj qytetarëve për të aplikuar edhe për të aksesuar platformën e-albania.

Do të jenë shumë veprime të cilat kryheshin më parë në letër dhe që qytetarëve u duhej që të merrnin dosje të mëdha nga strukturat e shtetit për t’i depozituar përsëri në strukturat e shtetit apo për të aplikuar të cilat tashmë do të jenë një përgjegjësi e administratës për t’i tërhequr nga njëra zyrë tek tjetra. Qytetari do të ketë vetëm ato dokumenta individiale të cilat do të shoqërojnë aplikimin e tij”,  tha ministrja.

Janë 75 shërbime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që do të ofrohen online përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik brenda vitit 2020. 41 prej tyre do të ofrohen nga data 1 janar, 10 shërbime me 30 qershor; 24 shërbime deri në fund të 2020.

Nga totali i shërbimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jenë 18 shërbime që nuk do të kalojnë online pasi lidhen me ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve në qendrat e kujdesit social, ankesat dhe kërkesat e qytetarëve apo marrëveshjet e ndryshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë