E trishtë në Fier! Misri derdhet në rrugë se nuk ka treg, fermerja: Tallen me ne maskarenjtë!

Misri derdhet në asfaltin e rrugës së Grecallisë, një fshat i njohur për kultivimin e drithërave në Fier.  Mungesa e pikave të grumbullimit dhe magazinimit ka vënë në vështirësi fermerët. Shumë prej tyre janë detyruar ta nxjerrin në rrugë misrin e sapo korrur, në pritje të blerësve.  

Prodhimi është i mbarë këtë sezon në gjithë fushën e Myzeqesë, por çmimi i shitjes është tejet i ulët. Me 2500 lek për kuintal nuk justifikohen as kostot e prodhimit.

Kultivuesit  shprehen se shteti duhet të ndërhyjë si rregullator në treg, pasi prodhimi vendas po mbetet stok për shkak të çmimit të lirë të importit. Sipas tyre, sasia më e madhe e drithërave po importohet nga Serbia.

“Prodhim ka plot por nuk e merr njeri. Vijnë tregtarët këtu e duan kuintalin me 25 mijë lek (të vjetra). Tallen me ne maskarenjtë! Unë kam harxhuar 3 milionë e gjysmë me 2 hektarë! Ku do i marr unë ato para?”, u shpreh e revoltuar një fermere.

“Vjen misri nga andej (Serbia) se kemi dëgjuar se në portin e Durrësit e sjellin me 21 mijë lek (të vjetra) për kuintal. Po krahasohet ai misër me misrin tonë? As që bëhet fjalë, ne kemi cilësi të lartë! Jemi ankuar sa s’ka më, por s’na ka dëgjuar njeri. Taksat i paguajmë, por shteti nuk na përgjigjet. Ne po falimentojmë”, u shpreh një fermer për mikrofonin e Report tv.

“Fshatarët duhet të subvencionohen nga shteti. Kosova i ka çmimet 40 për qind më të lira nga ne, sepse i subvencionon shteti ata.  Ne na kanë braktisur, as naftën nuk e marrim, siç na e premtuan”, tha një tjetër fermer i Grecallisë.

 Bazuar në raportin mbi statistikat e bujqësisë për vitin 2023, prodhimi i drithërave në Shqipëri ishte mbi 700 mijë ton. Qarku i Fierit renditet i pari me 176 mijë ton, pasuar nga Elbasani e Korça. Gruri është kultura kryesore që kultivohet në fushën e Myzeqesë, më pas vijne misri, elbi, thekra, etc.

R.D/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujku: 10/09/2024 15:39

    Duroni edhe pak kohe sa te hapet edhe Academia e Misrit.

    Përgjigju
  • shkodra: 09/09/2024 13:17

    Shume mire e keni . ju e derdhni sot dhe diten e votimit po ate miser ju a japin falas .

    Përgjigju
  • patosi: 09/09/2024 07:41

    hidhini ne rruge hidhini se sia to tjeret do perfundoni qe hedhin qumesht e molle ne mes te rruges....atje do ju coj dhe ju zoti ne mes te rruges...fare e keqe

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2024 03:31

    Ketu te gjithe duan /te mbijetojne/,te mbijetoje kerkon fermeri,te mbijetojne kerkojne tregetaret e shumices e pakices,por te mbijetoje kerkon dhe ai bleresi ne fund te zinxhirit dhe asnjeri s'do te dale humbes e te fundoset ne /xhep/.Ketu kemi disa probleme,si mungesa e subvencionimit,mungesa e protektonizmit te prodhimit vendas nga ai i importit,mbyllja e syve perpara monopolizimit te tregut nga tregetaret dhe //rregullimi i cmimit/ nga tregetaret nga njera ane dhe fermeret nga ana tjeter,secili per hesap te vet,kemi dhe nje mungese te mundesive perpunuese te produkteve.P.sh.misri mund te behet miell,niseshte,shurup misri e deri alkool,po ku e si te behet,jo te gjithe kane njohurite e duhura e nuk ka kombinate ushqimore o minimalisht punishte,gjithashtu fermeret nuk kane njohuri per administrimin e biznesit,nuk kane njohuri per tregun,marketingun.Dine vetem te prodhojne e t'ja shesin atij qe ua kerkon me cmimin qe duan ata.

    Përgjigju
  • nanir: 08/09/2024 22:18

    pse nuk i perpunoni ushqimet apo i shisni me cmimet e ka tregu. hala mbani shpresa tek shteti ju!

    Përgjigju
  • Marinklen: 08/09/2024 15:11

    Problemi eshte se thuhet "maskarenjte". Kush jane maskarenjte? A ka ndonje pergjegjes? Kush eshte ai qe fiton me kontraten e sjelljes se grurit nga Serbia? Pse nuk jepen emrat troc kush eshte/jane maskarenjt? Pse nuk behet nje artikull investigativ se kush po perfiton dhe sa nga kjo tregti antikombetare ???

    Përgjigju
  • lumi: 08/09/2024 14:35

    Të na rrojë ministria e bujqësisë,ja kjo tregon shtetin dhe oligarkët e lidhur me të,po për çfar të kthehen fëmijët e këtyre fermerëve për ti hedhin të kodrat në lumë... derdhet qumështi në rruge,mollët ,rrushi,domate,patate,qepë etj.etj.....si të zë gjumi moj QIVERI....

    Përgjigju
  • turi: 08/09/2024 14:20

    BENI MIELL MISRI,,,,SE HYN NE PUNE,,,BENI NJE MULLI,,,,NE FUND IA JEP LOPES,,KUR LOPA HA MISER BEN ME SHUME QUMESHT...

    Përgjigju
    • Pensionisti: 08/09/2024 21:44

      Nuk duan konkurence prandaj. Nuk ka ministri qe ju ben dermane ketyre. Nuk duan te bashkohen, nuk duan te paguajne taksat dhe tatimet dhe pastaj kerkojne shtet tu blej misrin.

  • Duhet theksuar: 08/09/2024 13:50

    Mos ik prej aty se të vijnë t'a mbledhin misrin pa lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut