Olta Gixhari është një nga aktoret shqiptare që njihet për deklaratat e saj dhe për karakterin e lirshëm që ka. Ajo flet gjithmonë troç dhe është pa komplekse nga kjo pjesë. E ftuan në emisionin “Thumb”, Olta ka folur për barazinë gjinore që ekziston në Shqipëri.
Sipas saj në vendin tonë ekziston një barazi e shtrembër dhe ajo nuk është aspak dakort me këtë gjë. “Nuk më pëlqen, e urrej barazinë gjinore. Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim. Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth.
E duan por i pyesin për lekët tek banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po shkatërrohen familje, po ndërrohen pozicionet. S’po merret vesh kush është femër kush është mashkull,”- ka treguar aktorja.