E vërteta e ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone, PD-LSI blof, ndarja për qëllime ekonomike dhe zhvillimore, jo administrative dhe elektorale

TIRANË- Partia Demokratike dhe LSI akuzuan sot qeverisë se ka ndryshuar ndarjen territoriale të Shqipërisë, duke marrë kompetencat e qarqeve dhe dobësuar pushtetin lokal, për qëllime elektorale dhe financiare. PD-LSI i referohen një ligji të miratuar nga Kuvendi, që parashikon ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone. Po si qëndron e vërteta e këtij ligji dhe e ndryshon vërtetë ndarja territoriale siç pretendon opozita? Në 25 qershor 2020, qeveria depozitoi në Kuvend projektligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin. Nisma u shqyrtua nga Komisionet Parlamentare dhe me datën 29 korrik 2020 u miratua në Kuvend me 81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim.

Pretendimet e opozitës dhe keqkuptimet politike e mediatike lidhen me nenin 4 të ligjit. Neni 4 përcakton se territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në katër rajone zhvillimi. Por, rajonet e zhvillimit ekonomik nuk janë njësi administrative, në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore. Nuk kemi të bëjmë me ndarje të territoriale dhe transferim kompetencash. Ligji nuk reflekton as interesa politike dhe as elektorale. Është një strategji e radhës e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit, kur për shkak se ndërhyrjet nuk mund të zbatohen në të gjithë vendin njëlloj, është bërë një ndarje e rajoneve të zhvillimit, sipas mundësive dhe specifikave të zonave.

Rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e rajoneve të zhvillimit përcaktohen dhe ndryshojnë me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa për ndryshimin e kufijve të njësive administrative Kushtetuta parashikon që të merret mendimi i popullsisë që banon në këto njësitë të qeverisjes vendore. Por, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me ndarje administrative.

Ndërkaq, ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin parashikon luftimin e papunësinë, garantimin e një modeli fleksibël të zhvillimit socioekonomik, ndalimin e shpopullimit të zonave rurale dhe emigracionit për të ruajtur projeksionet demografike dhe për të ruajtur identitetin e disa zonave të caktuara rurale. Gjithashtu, ligjit synon hapjen e tregjeve të reja, zgjerimin e bizneseve, zëvendësimin e importeve dhe rritjen e cilësisë së jetesës së shqiptarëve. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihen këto synime, por ligji nuk ka asnjë lidhje me ndarjen territoriale të Shqipërisë.

( Kliko këtu për të lexuar ligjin për zhvillimin rajonal i miratuar në 29 korrik 2020 )

( Kliko këtu për të lexuar relacionin shpjegues të ligjit për zhvillimin e rajoneve)

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veriu: 06/08/2020 19:18

    Sido qe te ndahet Shqiperia kjo qeveri cdo fond,investim e zhvillim do e dergoj vetem ne jug.Injoranca dhe pergitimi,korrupsioni dhe krimi jan limfa e kesaj qeverie jugore

    Përgjigju
  • Erik: 06/08/2020 16:31

    Po ku dine te lexojne ata, le me te kuptojne. Tit Vasili e ka te lidhur trurin me zorren e trashe, Dhurata Çupi lexuese papagalle e partise.

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/08/2020 15:53

    Edhe Suedia është e ndar në Rajone, bashki por edhe komuna...!!! Asnjë të keqe me këtë ndarje nuk ka...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë