E vërteta e vendimit të Strasburgut për Sevdarin, konfirmon 'Vetingun' si legjitim, asnjë i shkarkuar nuk kthehet më në detyrë, në 2 raste u shkel privatësia

TIRANË- Pas ish prokurorit Besnik Cani, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar pjesërisht pretendimet e ish-prokurores Antoneta Sevdari për shkarkim të padrejtë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Zonja Antoneta Sevdari, Anton Martini dhe disa prokurorë të tjerë, të perceptuar me integritet, janë shkarkuar në mënyrë të diskutueshme nga Vetingu, për mospërputhje financiare në vlera modeste. Megjithatë, në asnjë rast, Gjykata e Strasburgut, nuk ka vënë në diskutim ligjshmërinë e procesit të Vendimit. Edhe në vendimin për zonjën Sevdarasi, e cila do të dëmshpërblehet me 24 mijë euro, Gjykata e Strasburgut thekon se “nuk vlerëson se funksionimi i procesit aktual të Vetingut në Shqipëri në përgjithësi, bazuar në Kushtetutën dhe në Ligjin e Vetingut, shfaq ndonjë problem të tillë sistematik pajtueshmërie me kërkesat e konventës....nuk e konsideron të nevojshme ndërmarrjen e ndonjë mase të përgjithshme për t’i dhënë fund shkeljes në fjalë”.

Gjithashtu në asnjë rast, Gjykata e Strasburgut nuk ka krijuar terren për rikthimin në detyrë të një gjyqtari apo prokurori që është shkarkuar me vendim të formës së prerë nga Vetingu. Edhe në rastin e Besnik Cani, Gjykata e Strasburgut i jep mundësi i prokurorit që të rigjykohet edhe një herë nga Kolegji i Apelimit, jo për shkak të shkaqeve dhe arsyetimit të shkarkimit nga detyra, por për shkak të trupit gjykues, ku bënte pjesë edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar për deklarim të rrethanave dhe kritereve të rreme në momentin e aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA-së.

Ditën e sotme, Gjykata e Strazburgut hodhi poshtë një ankim të ngjashëm të ish-prokurores Besa Nikëhasani, e cila kishte të njëjtat pretendime si Antoneta Sevdari. Besa Nikëhasani ishte shkarkuar për mosjustifikim pasurie. Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar me shumicë votash edhe padinë e ish-gjyqtares të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e shkarkuar nga detyra. 

Po cilat janë pretendimet e ish prokurores Antoneta Sevdari që u pranuar nga Gjykata e Strasburgut? 
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rastin e shkarkimit të ish-prokurores Antoneta Sevdari nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit në vitin 2019. Neni 8 i Konventës, parashikon që çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të Drejte  vetëm në një shkallë të caktuar dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjerëve.

Konkretisht, diskutimi është zhvilluar rreth pamundësisë së bashkëshortit të Antoneta Sevdarasit për të paraqitur dokumente për pagim taksash, për justifikimin e të ardhurave, të cilat nuk janë njohur si të ligjshme nga Kolegji i Apelimit. Bashkëshorti nuk kishte paraqitur prova se kishte paguar tatimin në rregull për ardhurat në Greqi dhe Arabinë Saudite, gjatë periudhës kur ajo nuk ishte bashkëshortore me të.

Sevdarasi ka pohuar se ka pasur ndërhyrje në jetën e saj private pa ndonjë qëllim legjitim nga organet e Vetingut. Ish prokurorja ka pohuar se procesi i Vetingut është përdorur për interesa politike dhe si një mjet për të frikësuar prokurorët dhe gjyqtarët, për të dobësuar pavarësinë e tyre. Nga ana tjetër, qeveria ka pohuar se ndërhyrja në jetën private përtej shkallës së zakonshme është parashikuar në Kushtetutë për procesin e Vetingut. Gjithashtu, qeveria ka theksuar se ndërhyrja është bërë me qëllim për të luftuar korrupsionin në gjyqësor. 

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vlerësuar korrupsionin shqetësues në drejtësinë shqiptare dhe justifikimin e procesit të Vetingut si një masë e jashtëzakonshme. Gjykata thotë se në këtë rast, ndërhyrja në jetën private është e justifikuar, ku mund të përfshihen mosdeklarimi i pasurisë kryesore, burimet e të ardhurave ose përpjekjet e qëllimshme për t'i fshehur ato nga autoritetet; pamundësi për të justifikuar pasuritë, jetën luksoze etj.   “Gjykata ka pranoi gjithashtu në këtë drejtim se mund të jetë legjitime të merret parasysh të ardhurat dhe deklaratat e bashkëshortit, partnerit apo anëtarit tjetër të zyrtarit në vlerësimin e përputhshmërisë së zyrtarit me ligjet kundër korrupsionit”, thuhet në vendim. 

Por, Gjykata e Strasburgut thekson se duhet kujdes në vlerësimin e të ardhurave të një personi, gjatë kohës kur nuk ka pasur asnjë lidhje, me ish prokuroren, duke ndëshkuar me masën e rëndë të shkarkimit prokuroren. “Sa i përket parregullsive që kanë të bëjnë me paratë e fituara nga bashkëshorti i aplikantit në Arabinë Saudite në vitin 2006 (rreth 20,000 USD), kërkuesi ofroi prova të besueshme se ai kishte qenë i punësuar në atë kohë në Arabinë Saudite dhe deklaroi shumën e fituar si në pasurinë e saj vjetore deklaratë në vitin 2006 dhe në deklaratën e saj të Vetingut, por nuk e ka dhënë vërtetim dokumentar që kishte paguar tatimin mbi të ardhurat në Shqipëri ose Arabinë Saudite. Gjykata vëren gjithashtu në lidhje me këto të ardhura se nuk ka asgjë që tregon se nuk ka ardhur nga aktivitet i ligjshëm”, thuhet në vendim. 

Gjykata thotë se bashkëshorti i Sevdarasit kishte për të paguar një taksë me vlerë të vogël për të ardhurat dhe se nuk kishte prova për evazion fiskal.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 13/12/2022 16:40

    paska fituar qafen e pates ose zvrekun e hajdarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi