'E vështirë të jetoj larg tij', Besa Shahini tregon për herë të parë për bashkëshortin

'E vështirë të jetoj larg tij', Besa Shahini tregon për herë të parë për bashkëshortin

Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Ministrja e arsimit Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, gjashtë muaj më parë.

Çifti organizoi një festë vetëm me rrethin e ngushtë të tyre në një nga restorantet e Tiranës.

Ditën e sotme, ministrja e arsimit Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku foli për jetën e saj private.

Shahini tha se është e vështirë mënyra se si ata kanë zgjedhur të jetojnë, duke qenë se Dardani është në Prishtinë, ndërsa ajo në Tiranë, por asnjëherë nuk ia kanë imponuar njëri-tjetrit që ai të vijë këtej apo ajo të shkojë të jetojë në Prishtinë.

Është e vështirë të jetoj larg tij, por ne respektojmë punën e njëri-tjetrit dhe e dimë që është e përkohshme, kështu që duhet edhe pak ta kalojmë këtë pjesë të jetës ndarjes, por fundjavat në mënyrë rigoroze i  kalojmë bashkë”, tha Besa Shahini.

Ministrja Shahini ka thënë se derisa të mbarojë mandati kështu do të vazhdojnë të jetojnë dhe nuk është vendosur se ku do të jetojnë në Tiranë apo Prishtinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)