Vetëm 1 votë nga të dënuarit ka marrë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Në procesin e dhjetë për deputetë që nga viti 1991 në Shqipëri, ministrja Gjonaj është e vetmja që nuk ka pasur “mbështetjen” e të dënuarve.
Pra, qenia titullare e këtij dikasteri autoritet të burgjeve, nuk i ka shërbyer dhe dëshmon ndikimin “zero” në zgjedhjet e të dënuarve me të drejtë vote.
Nga gjashtë institucione të riedukimit, burgje, të qarkut të Tiranës, zonja Gjonaj ka marrë 1 votë të të dënuarve në Rrogozhinë.
Te burgu te “Mine Peza” dhe “313”, asnjë votë nuk u dha për ministren Gjonaj si dhe po ashtu nga të dënuarit me regjimin “41 Biss”.
Kurse, tek “Ali Demi” në Tiranë, zonja Gjonaj ka marrë votat e 19 grave të dënuara nga 19 të Partisë së saj Socialiste duke qenë preferenciale si votë.
Nga pak më shumë se 4900 të dënuar dhe të paraburgosur, thuajse gjysma përfshihej në kategoritë për të votuar për shkak të kufizimit prej ligjit të Dekriminalizimit.
Padyshim që me këto shifra të të dënuarve me të drejtë vote, çdokush do ta kishte të “mirëseardhur” fletën në kuti për ministrin, mirëpo rasti i Gjonajt sikur na thotë që numri më i pakët nuk legjitimon shtesat përfituese.
Më qartë, kjo e tëra veçse dëshmon mospërdorimin, mosshfrytëzimin, moskeqmarrjen e votave të munguara sepse thjesht nuk e cenojnë dot integritetin profesional, moral, institucional dhe kreditet e titullarit dhe dikasterit.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1682
Lajme të tjera
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32