Ka disa vlera që nuk mund të qëndrojnë dot bashkë: është paradoksi i paradokseve t’i kesh shërbyer politikanit Sali Berisha, si këshilltar, vartës, ministër, shok partie dhe sot, të shitesh si dashurues drejtësie, barazie, legaliteti, barazie tregu, barazie gjinore, të vërtete, ligji, atdhetari apo edhe antikomunisti, sic disa duket se kanë ndërmarrë të duken sot.
Duke parë sistemin korruptiv të prishur deri në bërthamë, nepotik, antishtet, klanor e fisnor, që Sali Berisha ka ditur të ndërtojë si i vetmi rezultat i karrierës së tij politike, megjithë zemërgjerësinë e pafundme të shqiptarëve për t’i besuar dhe ribesuar (pavarësisht gabimeve fatale të tij), sa i besueshëm është sot një bashkëpunëtor apo ish-bashkëpunëtor i ngushtë i këtij politikani jetëgjatë? Fakti që Berisha dhe të tijët, edhe sot e kësaj dite, janë të pandëshkuar për krime që në botën e qytetëruar do të rrënqethnin çdo gazetar, shoqëri civile, qytetar e fshatar, malësor e minator, artist e zejtar, falë një sistemi Drejtësie të cënuar e dëmtuar qëllimisht, që njerëzit të mos dallojnë e kuptojnë, nuk i krijon asnjë alibi ish-bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që e kanë parë, e kanë dëgjuar, e kanë ndihmuar, e kanë mbuluar dhe vazhdojnë të heshtin edhe sot. Kanë mbyllur gojën. Nuk ndjehen të gjallë të flasin për korrupsionin që e panë dhe e shohin përditë në pasuritë përrallore pa asnjë logjikë e justifikim.
Heshtja politike e mediatike, prej varri, që ka mbuluar jehonën e dy investigimeve të Report TV dhe Shqiptarja.com me dokumente dhe fakte mbi skemën e qartë të korrupsionit të ngritur nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij, në të vërtetë ushton. Kjo, është heshtja më e zhurmshme që mund të ketë ndodhur në një media shqiptare pas tranzicionit.
Ish këshilltarë, ish-bashkëpunëtorë e bashkëpunëtorë të Berishës, të kastruar e të pamundur të komentojnë krimet e një njeriu që është akoma sot ndikues, që mban peng të dëshirave dhe interesave të tij dhe familjes, një parti të tërë, një opozitë të tërë, janë “vetëshpikur” antikomunistë. Po bëjnë sot, atë që askush prej tyre nuk e ka bërë këto 30 vite. Janë sot, ata që kur shihnin shkrimet e para "Dossier" të Dashnor Kaloçit në "Gazetën Shqiptare" të Carlo Bollinos në vitet '90, që tregonte histori e marrëzi të Diktaturës, skandalizohesh e sulmonin.
Sot, kjo masë shërbëtorësh dallohet: Papritur, po shihet të tregojë se sa e urren komunizmin vetëm në 2021-shin. Tregojnë si e luftonin edhe pse ishin 5, 10, apo 20 vjec. Dallohet kjo masë e dëshpëruar që flet për atë të shkuar, se nuk guxon as të përmendë, as të distancohet nga politikani që nuk e ka çarë kokën fare as të fshehë miliardat që ka vënë ai dhe fëmijët e tij, duke shfrytëzuar deri në kockë një Shtet.
Nëse sot ju qëllon të takoni këta "antikomunistë", "antikorrupsionistë" e të tjerë "istë", ta dini, e bëjnë se nuk flasin dot për çmendurinë dhe korrupsionin e Sali Berishës, njeriut më të talentuar antiligj që Shqipëria ka parë ndonjëherë që nga kohët e regjimit komunist.
Fjalia e fundit e komentit eshte: Sa mire do te ishte te kishim nje korr me kengetare te tille e jo vetem soliste (qofshin edhe te shkelqyer)!
PërgjigjuU bene 30 vjet e ju vazhdoni te flisni per “diktaturen”! Nderkohe qe Saliu e miqte e tij, megjithese kane bere krime te pafundme, e per me teper jane bene miliardere me gjakun dhe mundin e popullit, mbeten te pacenuar! Diktatura e kaluar, ishte bazuar ne nje ideologji te diskutueshme e fort e kritikueshme, ndersa kjo e tanishmja bazohet vetem ne fitimin e pasurimin me cdo kusht e pa asnje meshire. Sidoqofte, analiza juaj eshte shume e drejte ashtu si edhe kurrajo juaj eshte e respektueshme. Sa mire do te ishte te kishim nje korr te tille e vetem soliste!
PërgjigjuTe flasim tani qe ti japin pike te gjatit per zgjedhje thua ti... eshte “e keqja me e vogel” apo jo? Ky eshte fati i keq i ketij populli - e kane mberthyer para ekranit ku luhet teatri i gjoja-kundershtareve politike, nderkohe qe e rrjepin nga pas. Pse nuk hapin dosjet ata miqte e burrit nga pertej detit me mire? Berisha atje furnizohet me “burime njerezore” sipas nevojes apo jo? Me siguri pergjigja eshte jo, sepse ti nuk je per lojra te renda. Neser perseri do mundohesh te mbrosh ose shtosh bizneset ne varesi te perfundimit te zgjedhjeve, ndersa sa per ata qe ti iu thua se duhet te flasin e reagojne per berishen (anti komuniste e anti korrupsioniste qe e njohin mire si puna ime), me siguri qe me e shumta do habisje dhe veten se cfare eulogjie “te ndjere” do iu kishe shkruar ne rast se do merrnin seriozisht keto lloj shkrimesh si ky me lart... E vetmja gje qe kuptohet nga rrjeshtat eshte fakti qe rama s’ndryshon as kur eshte ne hall - tipar patologjik ky - perdor te njejtat metoda e personazhe per te genjyer e me pas viktimizuar individe qe i duhen ne momente te caktuara. Si duket kete narcisizem reflekton dhe te ata qe i rrine afer..
PërgjigjuE ke qare kete shkrim e nderuara zonja Malltezi!Kjo qe thoni ju dhe qe ka 30 vjet qe ndodh eshte cudia me e madhe e ketij vendi.keta te ashtuquajtur "anti-komuniste/korrupsion/socialiste etj etj" jane qe te gjithe te tredhur=kastruar nga banditi vicidolas dhe nuk mund te flasin dot per pervojen e tyre ne sherbim te ketj kanceri malinj dhe per mendimin tim ka dy aresye:E para,sepse kane frike prej Marshqllit UDB-ash dhe nuk duan te perfundojne si Pashko,Hajdari,Olldashi.Remzi Hoxha apo si Zhulali,Spahia e te tjere qe cuditesrisht shkuan per kurim ne te njejten klinike ne Itali nen" kujdesin e Marshallit UDB-ash te Shqupit" apo te detyrohen te ikin nga syte kembet si i nderuari Zef Brozi apo Eduard Selami...Dhe se dyti,ata nuk mund te flasin per pervojen e tyre prane ketij njeriu sepse jane si ai ,i kane sherbyer e i sherbejne me devotshmeri atij dhe familjes sepse keshtu kane vendosur te rrojne,me parate e nen urdherat e tij si lakenj pa asnje vlere,si minj gjirizi,pavaresisht se publikisht mund te kene titullin e gazetarit,te deputetit,,te avokatit,te anetarit te forumeve te bandes se tij etj etj dhe pa mbeshtetjen dhe parate e tij u duket sikur jane te pavlere.I kane dhene karar vetes te jene lumpeni i shoqerise ne sherbim te krimit e te korrupsionit, e maskuar kjo me postin e tyre publik e me statusin e tyre shoqeror si psh Nikoll Lesi,Lubonja e shume paneliste te urryer nga gjithe shqiptaret kur dalin perdite neper ekranet televizive apo ne shtyp dhe qe shqyhen per te e per banden e PD-se ne kiundershtim me cdo llogjike njerezore.Fatkeqesisht per ne edhe ambasada amerikane ,e cila ka dokumente e prova per kete kriminel te padenuar apo per kupolen ne teresi te kesaj bande teresisht te korruptuar,hesht dhe mjaftohet me disa thirrje per lista te pastra etj etj dhe mjaftohet me emrin e Tom Doshit,por pa dhene dhe per te asnje fakt e prove korrupsioni,per cudine tone te madhe.Si mund te kete lista tw pastra te partive,kur kampioni i krimit dhe korrupsionit ne kete vend ,qe me CV-ne e tinj do ia kishte zili dhe gangseri me i madh i botes,nuk u kapka nga ligji i dekriminalizimit (pasi ka shkelur te gjithe nenet e kodit penal dhe denimi i perjetshem per te do te ishte denimi minimal qe mund ti jepet,po te hapen letrat per te) dhe kapen prej ketij ligji disa cironj ne raport me peshkaqenin e padenuar Berishovic?Ka bythe ku te rrije kjo? Kete vetem ambasada amerikane ne shqiperi mund ta spjegoje!
PërgjigjuShume bukur e ke thene... drejtesia ku eshte??? Do tu vije fundi
Përgjigju