"Gjyqtari Ibrahim Hoxha nje tjeter simbol i korrupsionit ne gjyqesor provoi frohtesine e prangave te policise se shtetit.
Prokurorit te ceshtjes dua ti sjell ne venendje nje fakt.
Nese e kane patur ne pergjim Hoxhen 6 muajt e fundit le te shikojne me vemendje se me cilin deputet te opozites ka biseduar ne telefon dhe eshte takuar kur po gjykonte rastin tim kundra kalemxhinjve.
Ky deputet beri ate qe di ta bej me mire sekserin ne nje kohe kur cirret se ulerituri duke na bere moral per reformen ne drejtesi.
Ku jeni fsheshur Bushat?
Ku ndodhesh Shkullak?
Pse nuk po shkruani per Ibrahimin simbolin e korrupsionit ne Gjykaten e Tiranes?
Aaaaa e kuptova. Jeni merzitur shume.
Ja pra ky ishte gjyqtari qe ju beri krenar per fitoren e gjyqit perballe meje.
Dilini per zot tani fitores bashke me Ibrahimin.
Beteja ime per drejtesi perballe shpifesve dhe ibrahimerve te korruptuar sebashku me avokaten Arnida Çapi nuk ka per tu ndalur asnjehere.", shkruan Veliu ne FB.
Ndërsa ne një lidhje telefonike për Report Tv, ish gazetari i Top Channel tha se arrestimi i Hoxhës është rënia e një gjyqtari të korruptuar i cili sipas tij ishte simboli i korrupsionit në Gjykatën e Tiranës.
Veliu thekson se ndaj gjyqtarit Hoxha ka një mori ankesash nga qytetarët për vendime të padrejta, ndërsa solli në vëmendje edhe kërkesën e ish ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço për procedimin e gjyqtarit, kërkesë të cilën e rrëzoi KLD.
"Kapja në flagrancë duke marrë paratë me djalin e tij, tregon se ky ishte një gjyqtar i korruptuar. Janë një mori vendimesh të padrejta të dhëna nga ky gjyqtar. Nuk është vetëm rasti im, por një mori me raste që e bëjnë këtë gjyqtar shumë politik. Më serioze se historia ime, është mbrojtja që i bëri KLD, pasi ky gjyqtar la të lirë një të kërkuar nga drejtësia italiane. Arrestimi është një korrigjim i atij gabimi që bëri KLD dy vite më parë", u shpreh Veliu.
Ai akuzon edhe një deputet të Partisë Demokratike si sekser dhe mbështetës të gjyqtarit të korruptuar.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, gazetari Muhamed Veliu tha se në Shqipëri ka liri shtypi, por janë vetë gazetarët ata që vetëcensurohen apo kthehen në militantë të partive politike.
Ai apelon që gazetarët të jenë gardianë të lirisë së shtypit.
"Duhet vetë ata që të punojnë dhe ta kthejnë për vetën e tyre raportimin si të shenjtë në shërbim të audiencës dhe jo në shërbim të medias që punojnë. Ky është edhe mesazhi im në këtë ditë", thotë Veliu.
Z.Veliu, si e shikoni arrestimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha?
Menjëherë pasi kam lexuar lajmin, doja të komentoja punën e Prokurorisë e të Policisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë shumë kohë më parë një vendim abuziv, pasi ministri i atëhershëm Nasip Naço e procedoi këtë gjyqtar, por e mbrojti KLD. Dhe ai vijoi të japë vendime skandaloze. Arrestimi i Ibrahim Hoxhës është rënia e një gjyqtari të korruptuar i cili ishte simboli i korrupsionit në gjykatën e Faktit të Tiranës.
Pse thua se ishte simbol i korrupsionit?
Janë një mori ankesash nga qytetarët për Ibrahim Hoxhën. Kapja në flagrancë duke marrë paratë me djalin e tij, tregon se ky ishte një gjyqtar i korruptuar. Janë një mori vendimesh të padrejta të dhëna nga ky gjyqtar. Nuk është vetëm rasti im, por një mori me raste që e bëjnë këtë gjyqtar shumë politik. Më serioze se historia ime, është mbrojtja që i bëri KLD, pasi ky gjyqtar la të lirë një të kërkuar nga drejtësia italiane. Arrestimi është një korrigjim i atij gabimi që bëri KLD dy vite më parë.
Në Facebook keni shkruar për një deputet sekser të Partisë Demokratike që mbështet gjyqtarin...
Sa i përket betejës time në gjykatë, Ibrahim Hoxha dha një vendim skandaloz. Një javë më parë unë e dija se vendimi s’do kishte drejtësi. Pala tjetër nuk solli asnjë provë të vetme për atë që kishin shkruar ndaj meje. Më është thënë se ka patur ndikim politik nga një deputet i opozitës. Pasi të kujtojmë që Hoxha ka qenë gjyqtar në Berat, është transferuar në Tiranë me bekimin e një ministri që ishte në pushtet në atë kohë. Unë do t’i dërgoj një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë për ndërhyrjen politike për vendimin që ka marrë ky gjyqtar...
Sot është Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit, lidhur me nivelin e lirisë së shtypit në Shqipëri në këndvështrimin tënd?
Do të doja të përshëndesja të gjithë kolegët ë mi, përfshirë edhe ju. Në Shqipëri ka liri shtypi, por nga eksperienca ime në terren ka gazetarë që vetëcensurohen apo kthehen në militantë të partive politike. Janë gazetarët ata që duhet të jenë gardianë të lirisë së shtypit. Duhet vetë ata që të punojnë dhe ta kthejnë për vetën e tyre raportimin si të shenjtë në shërbim të audiencës dhe jo në shërbim të medias që punojnë. Ky është edhe mesazhi im në këtë ditë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com