Edhe KQZ pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Edhe KQZ pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
Kërkesa e anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Alban Krasniqi nga Lëvizja “Vetëvendosje”, që ky komision të diskutojë mbi përgatitjet e Serbisë sa i përket organizimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, është refuzuar në mbledhjen e KQZ-së.

Kryetarja e këtij komisioni,Valdete Dakaj, ka kërkuar që kjo kërkesë të futet në votim për rend dite. 
Ndërsa përveç anëtarit të këtij komisioni nga VV-ja, Krasniqi që ishte për t’u futur në rend dite, të tjerët ishin kundër, dhe u refuzua si propozim i tillë me bindjen se kjo çështje ka karakter politik.

Krasniqi fillimisht u shpreh se organizimi i zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë përbën shkelje të integritetit shtetëror dhe institucional, përfshirë edhe shkeljen e integritetit institucional të KQZ-së. 

Ai tha se me këtë po shkelet edhe Kushtetua e vendit dhe ajo pjesë ku KQZ-në e bënë si organin e vetëm, i cili është i thirrur që të organizoj zgjedhje të të gjitha niveleve.

“Pas pikës së parë kërkoj që t’ia kushtojmë një diskutim kësaj çështje dhe të dalim me një qëndrim, sepse ky është edhe një atak përveç ndaj shtetit edhe ndaj KQZ-së. Është në kundërshtim me çfarëdo lloj parimi dhe vlere Evropiane”, u shpreh Krasniqi. 

Bekim Gjoshi nga PDK ngriti paralele me Malin e Zi ku qytetarët e Kosovës që janë të zhvendosur votojnë atje dhe votimet organizohen nga KQZ. Këtë e kundërshtoi Alban Krasniqi nga Vetëvendosje duke argumentuar se Mali i Zi e ka njohur Kosovën, derisa Serbia nuk e njeh dhe e konsideron Kosovën si pjesë të saj.

Ndërsa Fadil Maloku, nga AKR-ja, tha se mund të bisedojnë dhe të marrin një qëndrim për këtë pikë, por siç tha ai, nuk duhet të ketë debat ‘Pro et contra’, për shkak se kjo temë më shumë është politike se sa administrative.

“KQZ-ja ka për detyrë t’i organizoj, t’i certifikoj zgjedhjet, por nuk do të ishte mirë me futur në rend dite si pikë për të debatuar ‘Pro et contra’. Kjo na dërgon menjëherë në një rrafsh tjetër për një pikë dhe bie në kundërshtim me ligjin. Në momentin kur futemi në debate ‘Pro et contra’, e marrim ngjyrën politike dhe ligji na suspendon prej kësaj mënyre të qasjes”, theksoj Maloku.

Kurse Florian Dushi (LDK), tha se KQZ-ja duhet të qëndroj larg temave politike. Sipas tij, janë organet tjera që duhet të merren me këtë çështje si: Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe Presidenti i vendit. “Nuk duhet ta involvojmë KQZ-në me këtë debat të mbajtjes, apo jo të zgjedhjeve. Nuk më pengon që të diskutohet rreth kësaj çështje, por KQZ-ja po politizohet tej mase si institucion, pasi që dihet edhe me Kushtetutë se cili është roli i KQZ-së”, tha Dushi.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Kërkohet medalja historike, shpresat te Luiza Gega dhe mundja! Kalendari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Kërkohet medalja historike, shpresat te Luiza Gega dhe mundja! Kalendari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike