'Edhe një shtrëngim duarsh do të thotë shumë' , ministrja e Kulturës solidaritet me njerëzit e tronditur nga tërmeti

 'Edhe një shtrëngim duarsh do të thotë shumë' , ministrja e Kulturës solidaritet me njerëzit e tronditur nga tërmeti

Solidariteti për njerëzit e tronditur nga tërmeti që goditi vendin tonë ditën e shtunë nuk ka munguar as nga institucionet qeveritare dhe ministrat.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me ministra të tjerë në shenjë solidariteti për tërmetin që goditi vendin tonë ditën e shtunë  kanë vizituar njerëzit në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës për tu dhënë mbështetje dhe kurajo për të mos u përfshirë nga paniku.
 

“Nga Durrësi në Tiranë, për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, të dëmtuarve dhe të traumatizuarve nga tërmeti ditës së shtunë, me kryeministrin Edi Rama, ministrat Sandër Lleshaj e Ogerta Manastirliu dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, për t’u shprehur mbështetjen të evakuuarve në çadrat e ngritura në stadiumin e qytetit”, shprehet Maragariti.

Durrësi ishte një nga qytete më të prekura nga tërmeti për shkak të afërsisë që kishte me epiqendrën e tërmetit.  ndër të tjera Margariti shprehet se, “në këto momente, përveç ndihmës konkrete edhe një fjalë e mirë dhe një shtrëngim duarsh, do të thotë shumë”.

Mbështetje për qytetarët e dëmtuar kanë shprehur solidaritetin edhe shumë figura të tjera politike, të cilët kanë bërë apel që të ruhet qetësia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital