Edhe populizmin e fusim në krizë!

Edhe populizmin e fusim në krizë!

Mediu dhe përfaqësues të partive të vogla opozitare

Ka një tendencë të theksuar në vendet e Europës për format të reja populizmit!  Nëse analizojmë pak a shumë historinë e populizmit në Europë atë mundë ta ndajmë në tre pjesë! Si pasojë e transformimit të shoqërisë, zhvillimit të industrisë dhe rritjes së numrit të punëtorëve nëpër industri dhe fabrika kemi në fillimin e shekullit të kaluar dallgën e parë të populizmit që në fakt ishte si pasojë e transformimeve të rëndësishme sociale me të cilat po përballeshin vendet e demokracive përëndimore! Ndoshta populistët e parë mund të konsiderohen Xhonturqit!

Më vonë edhe si pasojë e krizës ekonomike kemi Italinë fashiste për 20 vjet dhe po ashtu Gjermaninë naziste! Në fakt e para ishte një frymëzim për të dytë! Populizmi vjen gjithmonë si outsider dhe kundër sistemit duke u rikthyer më vonë vetë në një sitem të ri me një establishment të ri. Populizmi vjen si formë për të rikthyer vlerat tradicionale, për të fshirë aktualitetin dhe duke bërë thirrje në legjitimitetin e popullit kundër aleancës   Eksponentët e populizmit përpiqen të flasin në emër të shumicës ose më saktë në emrin e popullit. Populizmi edhe pse thonë se është kontribues i transformimeve, në fakt ai është pasojë e proceseve transformuese në shumë raste e në pak raste kur ka sukses kthehet në faktor transformues.  Peter Worsley e përshkruan ideologjinë populiste si një përplasje mes njerezve të vegjes të fshatit kundër aleancës të kapitalit industrial dhe atij financiar.  

Italia fashiste dhe po ashtu edhe Gjermania naziste ishte dy raste tipike që populizmi pati sukses dhe u kthye në faktor transformues duke krijuar modele të reja shoqërore të pa njohura më parë që në qendër kishin qytetarin i cili ishte produkt i një ideologjie. Qytetari për këto dy forma populizmi ishte në dy kategori, ai perfekti që ishte simbol i legjitimitetit dhe ai jo perfekti që duhet t’i shërbente pa kushte legjitimitetit edhe duke u sakrifikuar pa kushte pa kauzat. Rezultat i rëndësishëm i populizmit ishte edhe revolucioni bolshevik në Rusi në vitin 1917 duke bërë të mundur rënien e Carit dhe konvertimin komunizmit nga një teori sociale në një formë konkrete të organizimit shtetëror. 

Dallga e dytë e populizmit ishte ajo e pas viteve 90 e kjo ndodhi, sepse shoqëria dhe modeli që  i kishte krijuar pas Luftës II, i bazuar thellësisht mbi ideologjitë dhe mbi partinë e modeleve të masave ra në krizë për shkak “ideologjia” vdiq dhe bashkë me të vdiqën edhe partitë e masave. Shoqëria po transformohej dhe kishte nevojë për modele të reja legjitimeti që duhet të justifikoheshin tek “populli” si modeli dhe garanti i vetëm! Nga kjo dallgë nuk mund të shpëtonte as Shqipëria dhe forma më klasike e këtij modeli populizmi në Shqipëri ishte PD e cila u krijuar si një kërkesë e popullit për liri dhe më vonë ashtu siç na mëson edhe vetë historia, ajo u kthye nga populizëm në një formë të re sistemi të establishmentit. Krijimin e populizmit në Shqipëri e parapriu vdekja e ideologjisë komuniste dhe modelit të saj. Pra, rënia e Regjimit e ndërsa për shembull në Itali, populizmi në fillim të viteve ’90 ishte i përfaqësuar nga dy subjekte që dolën nga hiçi si Lidhja e Veriut e Bosit dhe po ashtu “Forza Italia” e Berlusconit. Procesi i “Mani pulite” kriza ideologjike, kriza e legjitimitetit bën që partitë e masave të mos kishin më forcën e kontrollit të territorit dhe po ashtu të mos ishin më imponues e komandues në sistemin politik.  

Për iluministët individët zgjedhin lirshëm të formojnë një komunitet. Kjo nuk ndodh për populistët  që hedhin poshtë çdo lloj forme pluralizmi, sepse individi është varur nga komuniteti dhe forma homogjenizuese. Pra, populistët nuk janë për format e një shoqërie të hapur, kozmopolitike e konkurruese.  Në fakt krizat e mëdha kryesisht ose thuajse vetëm të natyrës ekonomike kanë prodhuar dallgë të re populizmit. Në fakt populzimi vjen kur sistemi është në krizë dhe retorika për legjitimitet të drejtëpërdrejtë tek populli kthehen si alternativa zgjidhje. Në fakt këto zgjidhje imediate të krijuar mbi bazën e manipulimit, retorikës, premtimeve të pambajtura për tu kthyer shpejt po vetë në një model më serioz se ai që zëvendësuan.

Kriza ekonomike në 2008 krijoi mundësi të reja ideale sidomos në Europë për dallgë të re populizmi si në Francë, Itali, Spanjë, Greqi, Hungari, Holandë, Mbretëri e Bashkuar duke nxjerrë si alternativa subjekte politike radikale anti sistem që retorikën e tyre e kishin tek sovraniteti e këtë e lidhnin me betejën e tyre kundër BE, sepse sipas tyre kjo e fundit kishte dëmtuar identitetin kombëtar të vendeve e rezultati më i madh ndoshta në histori i këtij populizmi ishte Brexit. Në fakt edhe pse dalja e UK nga BE u konsiderua si një arritje e madhe koha po dëshmon se ishte ndoshta një dështim i madh, sepse politika e këtij vendi vazhdon të ketë një krizë të thellë identiteti dhe po ashtu edhe raportet me BE vazhdojnë të jenë në dy paralele pa pasur ndonjë pikë takimi. Pra, Brexit është shembull më konkret se populzimi është simbol i popullit, mbrojtës i sovranitetit, por shpesh kthehet në një bumerang për të gjitha këto duke krijuar kriza identiteti. 

Shqipëria nga 2013 ka tentuar në politika të reja populiste pas atyre të bëra me sukses nga PD në 2013 e kthyer më vonë në një sistem, por pa sukses. Ndërsa, Kosova duke qenë se pati një transformim të madhe me aktin e Pavarësisë bërë me sukses dallgën e populizmit të bërë nga VV e Kurti e që tashmë është kthyer thuajse në një sistem vlerash establishmenti. Shqipëria në 2013 e provojë me Aleancën Kuq e Zi dhe dështojë. Ndërsa tashmë po e provojnë disa rryma të tjera duke imituar modelin e frymën e Aleancës Kuq e Zi, por që janë të destinuar të dështojnë. Lëvizje populiste kanë një simbolikë të fortë lidershipi, pra të një njeriu të vetëm që identifikohet me betejat dhe është i pari në sfidat kundër establishmentit sic ishte Kurti në Kosovë.

Pra, nuk ka lëvizje populiste pa lider që frymëzon dhe simbolizon. Tashmë në Shqipëri, kemi tentativa dëshpëruese për populizëm të lëvizje që drejtohen në grup pa lidër, por në formë federate. A thua janë federalistë. Në Itali ka pasur në fillim të viteve 90 dy lider të fortë populistë që ishin Bosi e Berlusconi e sot janë Meloni e Salvini. Arsye tjetër e dështimit të populzimit në Shqipëri është fakti se nuk kemi sisteme në krizë vlerash, sepse këto të fundit janë akoma në fazën e plotësimit të tyre dhe jo të plakjes. Në Shqipëri, po ndodh diçka tjetër, që establishmenti apo pushteti po transformohet në populizëm për të parandaluar çdo lloj formë të re populizmi që mund të cenonte drejtpërdrejtë pushtetin e tyre. Në Shqipëri po ndodh ajo sui generis që edhe vetë populizmin e fusim në krizë e kjo për faktin, sepse proceset shtetformuese dhe sociale të Shqipërisë janë kaotike dhe janë mbrapa në krahasim me shoqëritë e tjerë perëndimore.

Ne, sikur duam të bëjmë menjëherë ato që shoqëritë e tjera e kanë bërë në më shumë se 150 vite transformime. Kur gjërat duam t’i bëjmë menjëherë duke kapërcyer etapat historike rrezikojmë t’i bëjmë keq ose të mos i bëjmë fare.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës