TIRANË- Ushqyerja me gji është cilësuar gjithmonë si mënyra më e mirë për të rritur një fëmijë të shëndetshëm. Në një intervistë në “Rreze Dielli” folëm me znj. Vasjela Renxa, e cila vazhdon ta ushqejë me qumështin e gjirit vajzën e saj 3 vjeç e gjysmë. Një eksperiencë shumë e bukur për të, por njëkohësisht është ndjerë e paragjykuar.
“Ideja është më shumë presioni që ushtrohet nga jashtë për ta shkëputur sesa nëqoftëse vërtet nëna apo fëmija e ndjen se ka ardhur momenti për tu shkëputur dhe për hir të së vërtetës këto kohë jam duke e menduar shkëputjen ende më shumë nga presioni i njerëzve’ u shpreh ajo.
Konsulentja e laktacioni Ticiana Kushi u shpreh se në fakt udhqyerja me gji deri në këtë moshë, është e këshillueshme për nënat.
"Sipas rekomandimeve të OBSH-së, rekomandohet që nënat ta ushqejnë bebin me gji deri në moshën 3 vjeçare, minimalisht deri 3 vjeç. Kështu që Vasjela nuk po bën asnjë gabim, nuk ka asgjë për tu paragjykuar madje është ndër të rrallat nëna që unë kam dëgjuar në Shqipëri që I japin gji bebave sepse është presioni nga jashtë, këshillat pavend’ u shpreh ajo.
Ajo tregoi më tepër për eksperincën e saj me gjidhënien që nga fillimi:
"Periudha e dy muajve të parë mbas lindjes se vajzës, mund të them që ka qenë pjesa më e vështirë, me grindjet dhe pikëpyetje a ngop apo jo. Një vakt I ushqyerjes mund të shkojë edhe deri në 40 minuta, durimi humb, ti ndërkohë natën sapo e vendos në gjumë, mbas një ore dy orësh zgjohet sërish. Nuk ka kohë për veten, kur fëmija fle gjumë” tregoi ajo për eksperiencën e saj.
Ndërsa Ticiana Kushi jep edhe disa këshilla për nënat e reja që ta kuptojnë lehtësisht nëse fëmija është i mirë ushqyer apo jo:
“ Shenja e parë që na tregon se bebi po ushqehet mjaftueshëm janë 6 pelena të lagura me urinë çdo ditë. Treguesi tjetër është që bebi të ushqehet 8-12 herë në 24 orë’’ përfundoi ajo.
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.8%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Kam frikë se ma marrin”, Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin
13 Prill, 17:10
-
Klinika 24/ Konsulentja e gjidhënies, Zamira Bolani: Të gjitha nënat kanë qumësht gjiri, e rëndësishme edukimi e parapërgatitja që në shtatzani
4 Shkurt, 14:44
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Egla Harxhi: Marrëdhënia treshe s'ka qenë për vëmendje, se do isha futur në BBV! Më ftuan dy herë dhe i refuzova
14 Mars 2023, 13:15
-
'Minuta e artë' që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas specialistit Ylli Merja
6 Mars 2023, 13:19
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
Vasjan Lami rrëfen në “Rreze Dielli” mbi 45 vite karrierë në kinema dhe teatër: Një jetë mes artit, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë
15 Shkurt 2023, 13:43
-
Sëmundjet e kockave, specialisti Ylli Merja në Report Tv: Nga artriti tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale
13 Shkurt 2023, 12:27
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36