Ushqyerja me gji është cilësuar gjithmonë si mënyra më e mirë për të rritur një fëmijë të shëndetshëm. Në një intervistë në “Rreze Dielli” folëm me znj. Vasjela Renxa, e cila vazhdon ta ushqejë me qumështin e gjirit vajzën e saj 3 vjeç e gjysmë. Një eksperiencë shumë e bukur për të, por njëkohësisht është ndjerë e paragjykuar.
“Ideja është më shumë presioni që ushtrohet nga jashtë për ta shkëputur sesa nëqoftëse vërtet nëna apo fëmija e ndjen se ka ardhur momenti për tu shkëputur dhe për hir të së vërtetës këto kohë jam duke e menduar shkëputjen ende më shumë nga presioni i njerëzve’ u shpreh ajo.