Hiti ‘’Bonbon’’ është pa dyshim kënga më e dëgjuar shqiptare. Ajo jo vetëm dëgjohet në mbarë botën por edhe është pëlqyer nga këngëtarët më të njohur botërorë.

I fundit që ka publikuar në Facebook këngën e Era Istrefit ka qënë reperi amerikan P Diddy.

Publikimi i “Bonbon” në profilin e Diddy-t është pritur mirë nga fansat e tij, të cilët e krahasojnë me Rihanna-n.

Një tjetër madje i kërkon Diddy-t që ta bëjë remix këngën e Erës, ndërsa fansat e tij shqiptarë e falënderojnë për publikimin e këngës.

postimi

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com