Edi Rama: Kosova realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar, s’duhet mbajtur peng nga askush (Fjalimi i plotë në Asamblenë e OKB-së)

Fjala e kryeministrit Edi Rama në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, New York, 28 shtator 2024

* * *

Ndërsa takohemi këtu sot përballemi me një tjetër vit krizash e konfliktesh komplekse, ndërsa një botë thellësisht e përçarë rri e sheh.  Perspektivat tona për një botë më të paqtë, të drejtë e të barabartë janë të mjegullta sot, tonat janë kohëra sfiduese.

Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me nivel të lartë ambicieje dhe rezultate, të cilat duhen zbatuar.

Kemi ndërmarrë të tjera angazhime të tilla në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur për ta thënë shumë butë. Kemi paguar çmimin. Ky është sërish një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, për një të ardhme më të paqtë e më të begatë, ndërkohë që kohërat në të cilat jetojmë, nuk mund të ishin më të zymta.

Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pas përmbylljes së misionit të vet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku për ato vlera e parime që janë të panegociueshme dhe sinqerisht shpresoj që të kemi përmbushur pritshmëritë e shumë prej jush.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit. Mos u gaboni, me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi. Toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë dhe jo thjeshtë të tolerojmë, por të tolerojmë me respekt në mënyrë aktive, me hijeshi. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në mënyrë konstante me kompleksitetin e të gjithë historive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv e jo fort me qejf i divesitetetit të dikujt.

Kjo formë tolerance, toleranca që shqiptarët myslimanë e të krishterë shprehën gjatë Luftës së Dytë Botërore kundrejt hebrenjve duke vënë jetët e tyre në rrezik kundrejt së keqes e duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj seç kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje, të paqtosh mosmarrëveshjet me respekt e të vazhdosh të ndërtosh ura, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të debatojmë e të nxisim mirëkuptim e paqe të mëtejshme, duke e vënë veten në vendin e tjetrit.

Kërkon po kështu që ne të vazhdojmë të sfidojmë veten, duke reflektuar mbi mundësitë e njëanshmërive e gjykimeve që kemi ne, duke reflektuar mbi arbitraritetin dhe njëanshmërinë që u veshim të tjerëve dhe duke vënë përherë në pikëpyetje standardet tona të dyfishta morale.

Me besim në njerëzim dhe humanizëm, Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja pas rënies së Kabulit nën talebanët, të cilët u mikpritën e u pranuan nga vendi ynë, ndërkohë që shtete anëtare të NATO-s më të mëdha e më të pasura u kthen shpinën atyre. Në të njëjtën frymë u dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranian, jetët e të cilëve rrezikoheshin çdo ditë  në kampin “Liria” në Irak ku sulmoheshin e masakroheshin nga vrasësit e Teheranit.

Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një sulm masiv kibernetik kundër Shqipërisë që synonte të gjunjëzonte vendin, duke fshirë të gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike. Ishin mjaft brutal, por dështuan mjerisht.  

Ne nuk u lëkundëm e nuk do të lëkundemi në angazhimin tonë për të strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme.

Mikpritja jonë nuk ka qenë e nuk është aspak e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humaniste, gdhendur në shpirtin tonë si komb.

Së fundmi i shtrimë dorën e ndihmës, fqinjësisë sonë e mikes së veçantë, Italisë, në përpjekje për të lehtësuar vështirësitë me të cilat e ka ngarkuar gjeografia, në një prej dukurive më trysnuese të kohëve tona, migracioni.

Në vend që thjeshtë  të flisnim, u përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnin problemin e madh të migracionit në Europë, po nga ana tjetër nuk qëndruam duarlidhur, e duke u përpjekur që të ndërtonim e të shtonim diçka konstruktive bëmë pjesën tonë. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi e marrëdhënie fqinjësie të mirë është bë fakt boshti i politikës në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.

Në rajonin tonë pas më shumë çerek shekulli, plagët e thella të lëna nga shpërbërja e dhunshme e Ish-Jugosllavisë kanë nevojë ende të shërohen. Por kemi parë po kështu edhe ndërtimin e paqes, reflektuar mbi të gjitha nga vizioni, urtia e pakrahasueshme dhe kurajo që çoi në krijimin e Bashkimit Europian.

Të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi rrekur për një dekadë që të bëhemi bashkë, të takohemi, të flasim për sfidat dhe të planifikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që duhet ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes e jo të shohim të ardhmen me sytë e të shkuarës.

Sot popujt e Ballkanit kanë një moment të një mundësie historike në kontekstin e një rreziku historik më gjerë në Europë, ku agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë të gjithëve si një zile e përhershme alarmi.

Do të thoja që Ballkani Perëndimor është sot në një pozicion shumë më të mirë sesa ka qenë ndonjëherë, por na duhet të punojmë pareshtur dhe me durim midis vetes sonë në rajon e mbi të gjithë me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë, jo vetëm i pamundur, po thjeshtë i paimagjinueshëm.

Në këtë kontekst Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.  

Çdo  paralele e hequr artificialisht midis Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për synim të shpërqendrojnë e të hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit Euroatlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të  rreme, duke e nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e  Kosovës me të drejtë, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar.

Në vitin e tretë të luftës së pajustifikuar e të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ndihmi të  detyruar të përtërimë thirrjen tonë  për Rusinë që ta ndalë këtë luftë.  Kjo luftë që as Ukrainë e as bashkësia e vendeve tona me të njëjtën mendësi e kanë zgjedhur, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një vendi dhe në fakt i një ëndërrimtari delirant  i një së shkuare të vjetër imperialiste. Të shpërblesh një agresor që anekson territoret e një vendi sovran duke çarmatosur viktimën e agresionit, nuk sjell paqe, por i shtron rrugën, më shumë lufte.

Të gjithë ata që kërkojnë paqe, duke ndaluar Ukrainën ndërkohë, në vend që të ndalojnë agresionin neoimperialist të Rusisë e kanë gabim dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për një të vërtetë shumë të thjeshtë, një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë vetëm  agresion të mëtejshëm e do ta shndërrojë botën tonë në një botë që sundohet nga fuqia, jo nga e drejta. Po, edhe ne duam paqe dhe po, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe sigurisht do të mbështesim çdo përpjekje për paqe dhe çdo format që do të përfshijë Rusinë përreth tryezës, por kërkojmë një paqe të drejtë, mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutat e kësaj Asambleje të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund të minoj Ukrainën dhe të drejtën e saj.

Në fillim të këtij viti në Tiranë, në kryeqytetin tonë pritëm Samitin e dytë midis Ukrainës dhe Evropës Juglindore dhe mirëpritëm presidentin Zelenskyy, një udhëheqës i vërtetë dhe i guximshëm i rezistencës që nuk është thjesht rezistencë dhe qëndresë ndaj një agresioni brutal kundër atdheut të tij, por në të njëjtën kohë është një qëndresë për vetë ekzistencën e demokracisë dhe një Evrope dhe një bote të drejtë e të mbështetur në rregulla.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe do të mbështesë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe për aq kohë sa të arrihet një paqe e gjatë dhe e qëndrueshme.

Një tjetër luftë po vlon në Juglindje të Europës. Shqipëria i qëndron e palëkundur qëndrimit të saj se nuk ka vend për Hamasin dhe të ngjashmit e tij në botën ku duam të jetojmë, në të drejtën plotësisht të njohur të popullit palestinez të kenë vetë vendin e tyre të sigurt në këtë botë dhe të drejtën për të lindur e rritur fëmijët e tyre në shtetin e tyre.

Garantimi i një kushti kaq bazë për miliona palestinezë është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, po aq sa është më shumë e lehtë të thuhet sesa të bëhet që populli hebre të jetojë në tokën e vet ndërkohë që askënd nuk e vë në pikëpyetje të drejtën e tij për të ekzistuar.

Duhet të ri kalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Po, por nuk ka asnjë busull morale që të relativizojë dhe largqoftë, të normalizojë terrorin e një organizate terroriste si Hamasi si pjesë e paqes që të gjithë e duam mes Izraelit dhe Palestinës. Ta bësh këtë, do të ishte njësoj si të relativizoje murtajën e antisemitizmit e të pranoje të bashkë ekzistoje me një formë të mbrapshtë të re nazizmi, që është e keqja më e madhe që mund të kishte ndodhur për kaq shumë vjet së pari e mbi të gjitha, për vetë popullin palestinez.

Megjithatë nuk është kaq e vështirë ta thuash fort e me zë të lartë, që kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën dhe duhet të ndalet. Konfirmojmë edhe një herë këtu, mbështetjen kombëtare për një zgjidhje të drejtë e gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez mbështetur në zgjidhjen me dy shtete.

Shqipëria mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë konflikt përmes dialogut e bisedimeve që çojnë në një zgjidhje të vërtetë, të pavarur, shteti që jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë; një shtet funksional i Palestinës dhe një shtet sikur Izraeli, që në vend që t’i bëjnë leksione nga lart, duhet mbështetur , jo duke thënë, “po por...” në luftën kundër terrorizmit ndërkohë që ka qindra të pafajshëm që ende mbahen në vende ferri , në faqen e tokës nga ’kasapët’ e 7 tetorit të vitit të kaluar. 

Sundimi i ligjit është në themel të një prej objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës 2030,  një objektiv që luan rolin e mundësuesit e përshpejtuesit të të gjitha objektivave të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm.

Rëndësia e tij mbështetet në premtimin e arritjes së shoqërive më gjithëpërfshirëse të drejta e të paqta, pa institucione të forta që hasin në drejtësi, respektim të të drejtave të njeriut, përparimi në objektivat e tjerë; si dhënia fund e varfërisë, siguria apo garantimi i sigurisë ushqimore, promovimi i shëndetit, mirëqenies, përfshi ndryshimin klimaterik, do të ishte i kufizuar.

Shqipëria është provë e gjallë e transformimit rrënjësor të praktikave e mendësisë së mirëqeverisjes. Shërbimet tona janë tashmë 95% pa letër dhe digjitalizimi i aksesit dhe shërbimeve ka tkurrur korrupsionin, informalitetin dhe mosbesimin në institucione.

Me një reformë të pashembullt në drejtësi, Shqipëria ka investuar masivisht gjatë viteve të fundit në arritjen e OZHQ-së 16 si instrument kyç për të përftuar të ardhme të qëndrueshme, progres shoqëror, prosperitet ekonomik, qëndrueshmëri mjedisore dhe drejtësi, por për një vend në zhvillim që përpiqet për institucionet e drejta, e ndershme e mirëqeverisje, kjo është një betejë që nuk mund të fitohet brenda një viti përmes disa reformave apo edhe brenda vetëm një dekade. Në të kundërt, është një përpjekje e pareshtur për të transformuar së brendshmi, të gjitha praktikat për t’u ofruar akses qytetarëve në të gjitha nivelet dhe shkallët e qeverisjes.

Jemi zotuar të luajmë rolin tonë e të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar realizimin me sukses të agjendës sonë ‘’Shqipëria 2030’’. Duke punuar mbi atë çfarë kemi bërë në vazhdim gjatë mandatit të mëparshëm si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, do të vazhdojmë të punojmë me vende me mendësi të ngjashme me ne, për të përmirësuar qeverisjen dhe efikasitetin institucional të OKB si edhe rendin shumëpalësh, respektimin e të drejtave të njeriut. Si anëtare e Këshillit  të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria është zotuar kundrejt parimeve universale,  të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor, ku çdo qenie njerëzore mund të realizojë potencialin e vet të plotë dhe të jetojë me dinjitet e respekt.

Një bijë e dashur e shqiptarëve, Shën Tereza tha dikur, “E vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gurë në ujë për të krijuar shumë rrathë’’.

Nuk ka thënie më të mirë që shëmbëllen nevojën e sotme për të punuar së bashku mbi atë çka qartësisht është thelbi i rendit shumëpalësh. Faleminderit shumë!

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 28/09/2024 09:26

    Nje fjalim dhe "oratori perle",qe i ben nder Shqiperise sone te "vogel" dhe te gjithe bashkeatdhetareve tane kudo qe jane ! Nje keshille per Kosovaret e Mire,te njejte me "Gjakun" tone,por edhe per ata politikane dhe dhe ata gazetare "demagoge",mbani "shenim" dhe vleresoni "mbrojtjen" e Kosoves dhe te ceshtjes Kosovare nga Kryeministri i Shqiperise ne forumin me te larte Boteror ! Asnje koment me shume.Lymi tutit

    Përgjigju
    • Besnik: 29/09/2024 09:22

      Agjenturat e huaja po bejne perpjekjet e fundit ti hedhin balte ktij kolosi ka te meta sa te duash, por kurr nuk e deshti njeri tjeter Sic e deshti Ky Kosoven .

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit