Rama letër publike Bashës: Shqiptarët që nuk do më votojnë mua, duan dialog mes nesh...Ulemi pa humbur kohë

Pas thirrjeve të shumta, këtë radhë, përmes një letre publike, kryeministri Edi Rama i kërkon liderit demokrat Lulzim Basha, të ulen në dialog pa kushte, por pa diskutuar datën e zgjedhjeve të cilën siç Rama shprehet - nuk ka fuqi ligjore ta negociojë. Megjithatë, kreu i qeverisë i lë të hapur mundësinë Bashës, për të diskutuar në tryezën e dialogut edhe mundësinë për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, "ju jeni i lirë ta diskutoni", thekon Rama, por  këmbëngul se nuk është në kompetencat e tij për ta bërë diçka të tillë. Kujtojmë se data e zgjedhjeve është caktuar me dekret të Presidentit Ilir Meta, dhe vetëm kreu i shtetit me një dekret të dytë, mund ta ndryshojë atë.

Teksa radhit të gjitha vendimet e opozitës, tashmë joparlamentare, të cilat thotë se nuk i mirëkupton, përfshi dhunën në protesta dënuar botërisht edhe nga ndërkombëtarët, kryeministri thekson se kryedemokrati nuk duhet të humbë më kohë dhe të ulet në tryezën e dialogut. Ky dialog, sipas kreut të qeverisë, nuk mund të mbetet peng i faktit që opozita në një vendim ekstrem kërkon të cënojë zgjedhjet, dhe as pamundësisë për të ndryshuar datën kushtetuese të zgjedhjeve, 30 qershorin 2019.

Shefi i mazhorancës shpreh edhe njëherë vendosmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve, qoftë edhe pa opozitën që i ka bojkotuar ato, dhe se nuk do të ketë asnjë mundësi që të gjejë zbatim skenari i opozitës jokuvendore për bllokimin e tyre.

Rama thotë se dialogu është edhe një nevojë për zgjedhësit të cilët nuk kanë votuar ndonjëherë të majtën, mbështetësit e të djathtës, të cilët nuk duan dëmtim të Shqipërisë.

Në përfundim të letrës publike, Rama lë të kuptohet se ndoshta ftesa e tij nuk do të gjejë përgjigje pozitive nga kryetari i Partisë Demokratike.

LETER PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut!

Unë sigurisht, s’kam asnjë mirëkuptim për rrugën e zgjedhur prej Jush, qyshse braktisët marrëveshjen pozitive të 17 majit 2017 dhe vendosët ta nxirrnit grupimin Tuaj, plotësisht jashtë shinave të shtruara në atë marrëveshje. S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, prej së cilës nuk jeni distancuar asnjëherë; për të cilën jeni akuzuar botërisht, me emër e me mbiemër, nga partnerët e miqtë e pazëvendësueshëm të Shqipërisë dhe si pasojë e së cilës sot, një numër jo i vogël ndjekësish Tuajt gjenden në duart e drejtësisë. S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as bojkotin e paprecendentë të zgjedhjeve dhe lëre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju nuk do t’i lini ata të votojnë në 30 qershor.

Por mungesa e plotë e mundësive të mia për të mirëkuptuar gjithë sa më lart, nuk më pengon, përkundrazi, më detyron t’Ju drejtoj publikisht, këtë herë me shkrim, ftesën për t’u ulur pa humbur kohë në Tryezën e Dialogut. Dialogun s’mund ta pengojnë assesi, qoftë pozicioni Juaj ekstrem në lidhje me zgjedhjet vendore, qoftë pamundësia ime ekstreme në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve.

Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut.

Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar.

Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar.

Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin, që përveç fjalive propagandistike, të marr mbrapsht edhe përgjigjen pozitive për këtë ftesë, Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime për shëndet të patrazuar për Ju personalisht dhe familjen Tuaj.

Edi Rama

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 22/05/2019 20:24

    Kur lexoj komente si keto me poshte,arrij ta kuptoj pse Shqiperia eshte ne kete pike.

    Përgjigju
    • BESITR87: 22/05/2019 21:44

      se nje pjese e tyre jane militante o te PS o te PD o te LSI.

  • sapa: 22/05/2019 20:20

    Sistemi demokratik paska qene per ju kriminelet qe talleni nate dite me popullin me primitiv te plantetit.Talleni nate dite dhe ne menyre zyrtare pa ju hyre ferre ne kembe!Dhe kete e quani politike!Ne cdo vend tjeter do ju kishin marre me dru perpara!E keni percare kete popull aq shume dhe e vetmja gje qe mund te beje eshte :ikja nga vendi i krimineleve!

    Përgjigju
  • Leone: 22/05/2019 20:09

    Se all'asino dai troppa attenzione, finirà per credersi un leone -

    Përgjigju
  • Like floriri: 22/05/2019 20:03

    Katershe e cmendur kur shprehen se kane te drejte te mos duan ZRama K Minister Sipas Ufove hajdute I bie se opozite vetem te hape gojen cfar do e ti plotsohet ahere nuk eshte e rendesishme se je mexhorance qe sipas tyre vetem te punosh e pakica te heqe e vere ke te doje Kjo nuk eshte demokraci ,por anarshi se ne anarshi e mbajten kete vend per nje cerek shekulli tamam kur thote populli se ujku mjegull do ndryshe nuk do ishin milionere sot Mos gezofshin brez pas brezi

    Përgjigju
    • Kadastra jone: 22/05/2019 20:13

      Do vazhdoje anarshia se ka akoma prona te pa vjedhura. Po s'u tha totalisht, nuk largohen shushunjat

  • i drejti: 22/05/2019 20:01

    I dashur Edi Rama,me ndiqni me kujdes: Nuk keni pse i lusni kaq shume. Nuk e keni kete te drejte. Lerini te veteizolohen dhe te vetvriten ne cmendurine e tyre. Nje njeri qe kerkon te vetevritet heret apo vone do ta beje duke injoruar gjithe ndihmen e shoqerise apo familjes. Ata po vetevriten politikisht dhe ky eshte vendimi i tyre i lire. Mjaft me! Une i bej thirrje mediave: Mos pasqyroni vetevrasjen e tyre. Sic keni kufizuar lajmet per vetevrasje individesh, mos jepni me as lajme per vetevrasje partish apo njerezish te korruptuar. Izolojini siç shqiptaret kane vendosur ta bejne te gjithe Bashkarisht. vetvrasjen e Lulit e te PD-LSI shkojne vetem ishdoganiere, ish-ministra, ish-zyrtare te korruptuar dhe pak popull qe ose nuk di, ose nuk i intereson te dije. Prandaj boll. Koha skadoi per ta!

    Përgjigju
  • USA: 22/05/2019 19:37

    Kesaj i thone po e lani mutin me shurre o Kryeminister.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 22/05/2019 19:33

    Po pse kaq xhemtelmen o Rame lene se ata e kane mare rrugen e mu...

    Përgjigju
  • asolingo: 22/05/2019 18:58

    O Edi mos ju lut shume i ke dale borxhit tre kater here lere Lulin ai eshte UFO.

    Përgjigju
  • Dona: 22/05/2019 18:27

    Faleminderit Z. Kryeminister. Nuk besoj se ka patur ndonjehere fjale me perfaqesuese se kjo leter. Shpresoj me gjithe shpirt se do te arrini ti jepni fund budallallekut ku ka hyre aktualisht

    Përgjigju
  • I drejti: 22/05/2019 17:56

    KM me vizion perendimor Dialog jo leshime ne kurriz te socialisteve se u ka marre koka ere kater persona S Berisha Meta e dy koneve te tyre

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2019 17:31

    Keni bere gabim z kryeminister sepse po duket sikur po I lutesh ,Ata vete e zgjodhen Kete rruges dhe rruga e tyre I con ne Rec kjo s'ka diskutim dhe sa me shpejt qe te shpetojme nga keta bandite dhe zullumqare

    Përgjigju
  • Labi: 22/05/2019 17:21

    Nje bravo e madhe zoti kryeminister Po rri i qet se populli nuk Lejon t bllokojn sgjedhjet ata 300 koke Pa lar q i ven pas luli shalngjiturit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen