Edi Rama takim me mësuesit në Elbasan, mbështetësit e PD-së e presin me protesta

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me mësuesit në Elbasan, ku edhe ka folur për reformën në arsim dhe për 700 mësuesit ndihmës që do të jenë për fëmijët me nevoja të veçata.

Siç edhe u parashikua ditën e djeshme nga deputeti i PD-së, Luciano Boçi, mbështetësit e PD-së në Elbasan kanë dalë në protestë në qytet duke tentuar thyerjen e kordonit të sigurisë por pa sukses. Protesta po zhvillohet para gjimnazit “Dhaskan Todri”, pak larg vendit ku Rama po zhvillon takimin me mësuesit. I pranishëm në vendin ku po zhvillohet protesta është edhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, i cili është akuzuar nga protestuesit. Sipas tyre, ai ka shkelur rregullat pasi nuk lejohen policë me armë në rresht të parë.

Mirëpo në fjalën e tij para mësuesëve, kryeministri nuk ka “harruar” të thumbojë protestuesit që ishin mbledhur për vizitën e tij.

Këndi sportiv është akoma siç ishte. Nuk duhet të jetë më kështu. Jo vetëm ky kënd por edhe të tjerët në shkolla. Platforma e Bashkëqeverisëjes ka rubrikën “Shkolla Ime” qoftë për t’u ankuar, qoftë për të propozuar projekte. Jam i bindur që shkolla ka prindër që dinë të bëjnë një projekt për një kënd sportiv. Këto kosha basketbolli janë për ata që bërtasin aty tek rruga. Pavarësisht se ata që bërtasin aty nuk njohin topin por njohin gurin. Sport që luhet me gurë nuk ka. Ose edhe ka... Nejse se shakaja është gjysma e së vërtetës. Jo e plotë por gjysma.

Edi Rama, kryeministër

Më tej, Rama është shprehur se qeveria e tij ka bërë atë që deri pak kohë më parë dukej e pamundur, largimi i politikës nga shkollat.

Kemi arritur të bëjmë atë që dukej e pamundur. Politika ka dalë nga shkolla. Ju keni ardhur këtu se keni dashur. Nuk bën vaki që pas këtij takimi drejtorët e shkollave të rrinë të merren se kush erdhi dhe kush nuk erdhi. Mësues sot të bën testimi. Testimi është ligj.

Edi Rama, kryeministër

Gjithashtu përballë mësuesve të Elbasanit, Rama ka dhënë lajmin se këtë vit do të nisë edhe shkolla e drejtorëve.

Këtë vit shkollor, se s’po jap datë, nis shkolla e drejtorëve. Drejtoret e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmëtë synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtor shkollash, jo për politikë dhe nuk i kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirëve në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton. Ose s’është e thënë të një mësues i mirë dhe të jetë drejtor shumë i mire. Kështu që shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të caktuar menaxherët e shkollave dhe kjo do të ndryshojë shumë gjëra besoj. Ashtu si dhogë trajnimi i mësueseve ka ndryshuar rrënjësish si praktikë dhe si mundësi. Ndryshe nga siç ishte deri dje.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shunden-Bunden: 06/09/2018 22:07

    Rrofte PD me udheheqsit largpames Grida Duma dhe Saianji

    Përgjigju
  • Ilo: 06/09/2018 20:48

    Mund te me thote dikush cfare pune ka PD si opozite pervec protestave made in luciano boci,konferencave te tipit Albana Vokshi,dhe filmave me babole me regji te Gaz Bardhit dhe Ervin Salianj alias Duma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja