I shqetësuar nga revolta e qytetarëve që mbushën sheshin për 1 muaj rresht, qeveria po përpiqet të përkthejë indinjatën e protestuesve në terma konkretë. Rama tha se ka shumë për të reflektuar përtej asaj që e quajti “korja e zezë” e protestës, ku sipas tij janë mbledhur “të gjithë dështakët dhe zemërakët”. Megjithatë, ai vlerësoi shqetësimet reale të njerëzve si “ujin e pastër” të këtyre tubimeve, nga i cili administratës dhe politikës i duhet të nxjerrë mësime.
"Duke qenë se jemi në një moment specifik intensiv të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni të sjell një episod nga shumë episode që ne po mbledhim për të lexuar protestën e bulevardit në atë pjesë të saj që ka rëndësinë e vet themelore për ne, që është zëri dhe shqetësimet reale, ajo që unë e quaj uji i pastër i dhe i rrjedhshëm i protestës nën atë koren e zezë të asaj që, për fat të keq, është pjesa e dukshme dhe e zhurmshme, ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se po mbledhin episode të ndryshme për të kuptuar se çfarë i nxori njerëzit në bulevard pas 13 vitesh qeverisje dhe përgjigjen duket se e ka gjetur përmes një rasti konkret.
“Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Asaj i duhet të shkojnë në mënyrë periodike në poliklinikë dhe njerëzit shkojnë në orën 5-6 në radhë… sepse mjeku nuk vjen në orar, nuk rri deri në fund të orarit, ikën pasi trajton disa prej tyre. Kjo grua del në protestë sepse është e fyer. Është një poshtërim… ndjenja e poshtërimit nga ata që paguhen për të shërbyer, ty është kulmi”, shtoi ai.
Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec ishte pika e ujit që derdhi gotën.
‘Nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë. Mjafton të tërhiqet njëri zvarrë siç ndodhi në atë momentin skandaloz dhe kjo rezonon tek të tjerët. Ajo nëna nuk tërhiqet zvarrë fizikisht, por e tërheq mjeku”, shtoi ai.
Megjithatë përpjekjet për ndryshuar mentalitetin e administratës publike dhe reformimin e këtij sektori thotë se nuk është fortë e lehtë. Puna thotë se ka nisur.
“Të veprosh për ta ndryshuar, është shumë më komplekse sesa mendohet. Ashtu si lufta ndaj korrupsionit, nuk është vetëm çështje burgu. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymit e gjërave, sistemi për herë të parë, po lufton me korrupsionin", tha Rama.
Gjatë eventi për administratën publike dhe shërbimin publik, kryeministri Rama bëri me dije gjithashtu se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë në një program të inteligjencës artificiale. Ky do të jetë grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes dhe ndërveprimin institucional.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë në një program të inteligjencës artificiale.
Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama u shpreh se ata do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera.
“Sapo kemi nisur një fazë të re, ku janë 140 nëpunës të lartë të administratës, në ministritë tona, që kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale, do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera. Për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes, cilësinë e gjykimit në marrjen e një vendimi dhe për të krijuar një dije administrative çdo ditë e më të gjerë, për administrimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e domosdoshme të cilësisë së ndërveprimit mes institucioneve", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike.
Ndërsa po fliste për vijimin e protestave kreu i qeverisë tregoi edhe një histori personale, ku nëna e një mikut të tij, kishte dalë në protestë pasi ndihej e fyer dhe e poshtëruar nga sjellja e administratës shtetërore.
Sipas kryeministrit, ky episod tregon thelbin e zemërimit të shumë qytetarëve, të cilët shpesh përballen me mungesë njerëzillëku nga punonjësit publikë.
“Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur të ëmën në protestë dhe ajo i tregon thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Kjo grua në moshë del në protestë sepse është e fyer. Ky është një poshtërim dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt dhe nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që të bën të kuptosh që është kulmi.
Njerëzit nuk ndjehen të fyer e të poshtëruar jo vetëm sepse nuk zgjidhin dot një hall. Por përtej faktit që e zgjidh apo nuk e zgjidh, ai mjeku është i detyruar që atij njeriu të sëmurë t’i ofrojë gjithë komoditetin që vjen nga njerëzillëku”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalë së tij në Edicionin eTretë të Javës së Administratës Publike tha se sistemi po lufton korrupsionin si asnjëherë më parë.
"Këta nuk janë shumica për fat të mirë, ne nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë në raporte. Bëjmë përpjekje për të kuptuar administrata. Me strukturën e antikorruipsionit dhe me ndihmën me mekanizmave të tjerë, ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve. Nuk rezulton që në spitale, norma ose normalja është kjo që thashë. Mjafton t’i ndodhë dikujt, nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë, siç ndodhi në atë momentin skandaloz. Kërkojnë shërbimin minimal. Ta kontstatosh është e rëndësishme dhe të jesh i vetëdijshëm, është gjëja më e rëndësishme. Të veprosh për ta ndryshuar, është shumë më komplekse sesa mendohet. Ashtu si lufta ndaj korrupsionit, nuk është vetëm çështje burgu. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymit e gjërave, sistemi për herë të parë, po lufton me korrupsionin.
Sistemi po lufton korrupsionin dhe jo volumtarizmi këtu dhe atje. Faktikisht, kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën. Kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Dua të jem shumë i qartë. Besoj se e kam sot mundësinë, nga maja e asaj eksperience, të them që në fund të ditës, e rëndësishme për shtetndërtimin është tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episodet e zhurmshme nuk e bëjnë sistemin. Besimi im pse Shqipëria mund ta kapërcejë me shpejtësi të pazakonshme, lidhet me faktin që Shqipëria sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencën artificiale. Ne jemi në embrion dhe kërkojmë të jemi sot një vend që pranohet në BE se ka administratë me standardet e BE. Ne kemi digjitalizimin”, tha Rama.
Komente










RAAAAAAAMA JEEEEPE DORËHEQJEN. Jep dorëheqjen o gjakpirës, o vrasës shprese. O dështak.
PërgjigjuRama te kuptoje kete KUFIZIMI I MANDATEVE DEPUTET PA IMUNITET NJESOJ SI GJITHE SHQIPTARET 100 DEPUTET MINISTER JO DEPUTET NQSE NUK KA KUFIZIM MANDATESH JEPJANI PRAPE BERISHES SEPSE AI KA ME PAK VITE SE RAMA PER TE JETUAR MEGJITHESE ATA KANE NJE MARREVESHJE TE HESHTUR
PërgjigjuMami i shokut dhe shoku imagjinar me modelin e qytetarit digital, ne endrrat me sy hapur ka vetem nje problem. Korrupsionin dhe nepotizmin e shokeve dhe shoqeve real. Shoket dhe shoqet e partise e kane nje kryetar nga nje krah dhe nje kryetar digital nga krahu tjeter. Rrofshi sa malet qe te shihni endrra dhe makthe reale me ata qe ju dhemb me shume, per sa kohe fusni duart te xhepat e popullit dhe ju duken te gjithe vemje si ata qe ju rrethojne.
PërgjigjuKy flet sikur nuk ka qen ky kryeminister keto 14 vjet, a enveri do te kishte zili
Përgjigju