Humbje pas humbjeje. Disfatë pas disfate. Dështim pas dështimi. Turp pas turpi. 16 vjet në opozitë. Mbi 80 vjeç. Bilanc katastrofik bëmash dhe gjëmash kriminale. Pasuruar më tepër në opozitë se në pushtet, duke vjedhur sa as vet nuk e di sa ka e ku i ka. Katandisur partinë sa një top pingpongu. I refuzuar si hajdut dhe kriminel nga gjysma e botës. Elektorat i braktisur, i avulluar, i zhdukur, ikur nga sytë këmbët. Pa absolutisht asnjë mundësi, as teorike as praktike, për asnjë mëkëmbje, as hipotetike.

Sali Kulla, komunisti kongjenital që kujton se shqiptarët janë një turmë budallenjsh për t'u gënjyer dhe Shqipëria plaçkë e mirë për t'u vjedhur, po çudit të madh e të vogël, të gjallë e të vdekur.

S'kanë anë e fund çmenduritë e Sali Rrenacakut.

Së fundmi, Sali Hajni, komunisti që erdhi nga Partia e Punës, po pengon kandidimin e Evi Kokalarit që vjen nga Amerika.

Sali Hajduti mburret për marrëdhënien animaliste që ka me kryetarllëkun: gomar për punë, lopë për t'u mjelë, kalë ngordhalaq për të mos i zbritur kurrë. Evi Kokalari administratore e përunjur, punë për t'u kryer, detyrim qytetar, kontribut patriotik.

Sali Humbësi thotë se Evi Kokalari nuk mundet të kandidojë për Kryetare sepse s'është anëtare partie.

Po nëse, o Sali Batërdia, po nëse jo Evi, por Musine Kokalari ngrihet nga varri ku e futi partia jote, dhe dëshiron të kandidojë, çfarë do i thuash o Sali Proletari, si do e refuzoje o Sali Krimineli? A do i thoshe: "Mos u afro. Unë Sali Bespreri, me duart lyer me gjak Gërdeci, jam në rregull për Kryetar i përjetshëm. Ti Musine Kokalari që je ndotur me baltë varri, ti nuk mundesh as për Kryetare me mandat të kufizuar"?

Nuk ka faj Sali Gërmadha. Gabuam kur e zgjodhëm për karrocier. Karrocës i zbriti pas pak; Rosinantit, kalit zgjebs, kurrë.

Ti Sali Bolsheviku, ti nostalgjik i gjirizeve komuniste, i luftës së klasave, mbledhjeve, plenumeve, arrestimeve, internimeve, burgjeve; ti që flet me gulçe dialektale, përsëritje delirante, lapsuse gramatikore dhe logjike, shkruan me gabime, ti që e ke rrenë çdo fjalë e çdo germë, ti bëke për Kryetar të përjetshëm!

Perfeksionistja Evi Kokalari, që shkruan dhe flet shqip më mirë se Naim Frashëri, Fan Noli, Faik Konica, dhe s'rren kurrën e kurrës, s'bëka as për Kryetare me mandat të kufizuar statutor!

Ti Sali Rrena, që e le teserën e Partisë së Punës pasi mijëra të tjerë morën atë të Partisë Demokratike; ti që u the "peqe-lepe" krejt komunistëve, sigurimsave, rrugaçëve, plehrave; ti që kur ta do interesi konformohesh me të gjithë djajtë, çakajtë dhe hienat; ti, përkrahësi dhe gjeneruesi më i përbindshëm i krahinarizmit, mercenarizmit dhe klientelizmit, mund të bëhesh Kryetar deri në varr e përtej varrit. Evi Kokalari, që s'ka haber nga mercenarizmi dhe krahinarizmi, që në dëm të Shqipërisë nuk pajtohet as me Zotin, por thjesht aspiron t'i bëjë një shërbim provizor vendit të vet, nuk duhet të bëhet Kryetare.

Ti Sali Vrasësi bëre "demokracinë" më të kollajtë. Atë me llumra, me Pal Mëlysha, Avni Rustema, Vojo Kusha, analfabetë, injorantë, materialistë. Ndërsa Evi Kokalarin që synon demokracinë për të gjithë, s'u dashka ta pranojmë të kandidojë, ta votojmë e ta bëjmë Kryetare.

Bëke për Kryetar ti Sali Xhvatësi, që mban mbi kurriz të palara të frikshme dhe hesape të pista të ndërlikuara si ekuacione me 30 të panjohura që s'ka kompjuter që i zgjidh, të vazhdosh të mbretërosh deri në varr, ndërsa Evi Kokalari që synon të zbatojë kapitalizëm të pastër, nuk duhet as të garojë.

Zot i madh, çfarë na ka gjetur! I paturpshmi, i pandershmi, i pabesi Sali Mashtruesi mund të vazhdojë të jetë Kryetar deri në turp, deri në tmerr, deri në çmenduri. Evi Kokalari e zbritjes në arenë, e luftës dhëmbë për dhëmbë me gjarpërinjtë dhe hienat, korbat, nuk mundet as të kandidojë.

Sali Mortja shkruan dhe flet si propagandist komunist: bosh, pa thelb, pa përmbajtje, pa përgjegjësi. Evi Kokalari nuk lajthit në asnjë germë, asnjë presje, asnjë tingull.

Sali Ezhdërhaja mban rrotull vetes afër e afër e bythë më bythë lëpirës kockash. Evi Kokalari ka adhurues pa asnjë interes reciprok materialistik, që nuk i njeh as nuk e njohin nga afër.

Të marrin fund veprimet e turpshme kriminale me miliona dollarë të vjedhura, që hidhen lart e poshtë për të hequr "Non Gratën" e Sali Dallkaukut. Deliranti Sali Gjyshi të zbritet nga kali zgjebarak. Mjaft me dallavere, vjedhje, mafie, rrena, buzëqeshje të sforcuara.

Evi Kokalari Kryetare.