Emisioni “Botërori +” në Report Tv ka vijuar si çdo ditë, pavarësisht se dje dhe sot nuk ka pasur ndeshje. Tashmë vëmendja është përqendruar te dy ndeshjet gjysmëfinale. Në komentin për Francën, Eduard Prodani, i ftuari i përhershëm, ka pohuar:
Franca është ekip me shumë individualitete dhe nuk mund të bazohet vetëm te Mbappe, duke mos ia hequr vlerat që ka ai. Trajneri ka dashur ta lëshojë me këmbë në tokë, duke i larguar euforinë si djalë i ri që është. Në ndeshje të tilla, vlen shumë eksperienca, ndaj mendoj se Franca nuk e mbështet ekipin vetëm te Mbappe. Ndoshta duke i tërhequr vëmendjen, trajneri kërkon që të ketë pëqendrim akoma më të madh.
Eduard Prodani
Komento