I ftuari i përhershëm në “Botërori +” në Report Tv, Eduard Prodani, ka komplimentuar Kroacinë për menaxhimin maksimal të ndeshjeve me eliminim direkt, pasi edhe kur ka pësuar gol, ka vijuar normalisht dhe e ka kthyer situatën në favorin e vet.
Kroacia tregoi se është skuadra më e mirë nga ana psikologjike. Mjafton të shohim se si e menaxhoi situatën ndaj Anglisë. Pësoi gol dhe nuk shqetësua, por vazhdoi me lojën e saj, nuk u fut në presion. Kroatët sikur e dinin se do të shënonin, prandaj luanin qetë dhe prisnin momentin e tyre. Në mendjet e tyre ata e kishin të qartë se nuk ka mbaruar dhe kjo u dha besim. Psikologjikisht Kroacia është shumë më lart.
Eduard Prodani