Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?

Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?

Kryeministri Edi Rama

Nga sondazhi që zhvillova së fundmi për Report TV, dukej qartë se PS-ja mund t’i siguronte qysh sot 84 mandatet parlamentare e kërkuara nga Rama, në qoftë se do të kishte përballë vetëm PD-në dhe partitë e vogla aleate të saj.

Por në skenë janë futur shumë parti të reja…

Së bashku, ato do të merrnin sot pothuaj 1/5 e votave të zgjedhësve të vendosur për të votuar (brenda dhe jashtë vendit). Dhe po të garonin me një listë të përbashkët (dhe me disa manovra specifike elektorale), ato mund të siguronin sot deri në 28 mandate parlamentare!

Por partitë e reja janë një vathë me shumë desh, ku secili mburret se ka brirë më të mëdha se të tjerët. Si rrjedhojë, ata mund të futen në garë të përçarë, dhe të marrin kështu shumë më pak mandate sa ç’do të merrnin së bashku.

Një problem tjetër me partitë e reja është se, teksa kanë shumë jehonë në rrjete sociale, kanë pak shtrirje në terren. Dhe kur vjen muaji i fundit i fushatës elektorale, terreni bëhet përcaktues…

Sidoqoftë, vota e zgjedhësve jashtë vendit kësaj rradhe mund shtojë një të panjohur në ekuacionin elektoral. Edhe pse partitë e reja mund të jenë larg potencialit të 28 mandateve, ca mandate ato mund t’i marrin – me përkrahje nga votues të këtushëm, e sidomos me përkrahje nga votues në emigracion. Si rrjedhojë, 140 mandatet parlamentare mund të mos ndahen vetëm mes PS-së dhe PD-së.

Me pak fjalë, partitë e reja mund të bëhen pengesë për 84 mandatet e Ramës… 

1734040187_termometripolitik.jpg

Rezultatet e sondazhit të realizuar nga Report Tv

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 15/12/2024 13:40

    O Eduard po kush jan kta qe votojn PS-ne akoma mo pervec antareve te partise. Un kam nja nji vit qe kam taku Socjalistin e fundit. Me keto sondazhe me duket qe pergatisni terrenin per vjedhjen e rradhes!

    Përgjigju
  • Albi: 15/12/2024 13:12

    Agron Shehaj me partin Mundesia do fitoi shume vota . Eshte njeri i paster e Ka treguar gjithe keto vite. Rrogen una jep atyre vajzave jetime nga Kukesi. Te tjeret vetem vjedhun

    Përgjigju
  • Tes: 15/12/2024 12:49

    Dhe per Ramen nuk eshte mire te mari 84 mandate. Sepse kthehet ne Diktaturen dhe pastaj dihet si shkojne gjerat. Duhet patjeter nje parti tjeter ne koalicion ta frenoje.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/12/2024 13:49

      As nje parti e re nuk fiton dote sepse si shehaj , shabani , llapaj , qorri duan te jene kryetare .tahmaja te le pa gje , tjetra keta jane zgjatimet e pd -ai haruat protestat keta ishin te paret dhe bene nje vrime ne uje , pika leshkot duan te behen deputet .

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dhjetë fitore radhazi, Atl. Madrid triumfon 1-0 kundër Getafes! Kërcënon Barçën

VIDEO/ Dhjetë fitore radhazi, Atl. Madrid triumfon 1-0 kundër Getafes! Kërcënon Barçën