Eduard Zaloshnja: Rezervuari i votave për 6 marsin

Zgjedhjet lokale, teorikisht, kanë të bëjnë me probleme thjesht lokale (siç presupozohet nga vetë emri i tyre). Në një bashki X, njëri nga kandidatët mund të perceptohet nga votuesit e thjeshtë si më i afti për administrimin e punëve lokale të bashkisë, pavarsisht se cila parti e ka kandiduar. Sidoqoftë, këto zgjedhjet e pjesshme lokale shqiptare të 6 marsit në 6 bashki nuk do të jenë thjesht lokale…

Përplasja më epike në PD qysh nga themelimi i saj (ku për herë të parë, Berisha e gjen veten jashtë selisë) do të reflektohet padyshim në garën e 6 marsit. PD-ja zyrtare (me kryetar Bashën) ka deklaruar publikisht se do të ketë nga një kandidat të saj në secilën nga 6 bashkitë. Ndërsa PD-ja e oborrit të SHQUP-it (ajo e Berishës) duket se do të dalë me një listë 6 kandidatësh të përbashkët me LSI-në, PR-në e ndonjë parti tjetër opozitare.

Kështu që lajmi politik i zgjedhjeve të 6 marsit (që teorikisht duhej të ishin thjesht administrative) do të jetë se sa votues opozitarë do të votojnë për 6 kandidatët e PD-së zyrtare (të Bashës), sa për 6 kandidatët e koalicionit Berisha-Kryemadhi-Mediu etj., dhe sa për asnjërin (duke ndejtur në shtëpi më 6 mars).

Në zgjedhjet përlamentare të 25 prillit të vjetshëm, për PD-AN dhe për LSI-në votuan në 6 bashkitë rreth 141.4 mijë zgjedhës (rreth 5% e tyre mund të kenë bërë ndonjë ngatërresë në fletën e ndërlikuar të votimit dhe u ka rezultuar vota e pavlefshme). Në tabelën shoqëruese jepet shpërndarja e votave opozitare të 25 prillit në secilën nga 6 bashkitë që do kenë zgjedhje të pjesshme më 6 mars.

Kuptohet që kandidatët opozitarë (si të Bashës, edhe të Berishës-Kryemadhit-Mediut etj.) do të synojnë të marrin sa më shumë vota nga ata zgjedhës që votuan më 25 prill për partitë opozitare (PD-AN dhe LSI). Raporti i votave që do të marrin dy fraksionet më 6 mars në secilën bashki dhe në total, nga ky rezervuar votash opozitare, do të shërbejë si një indikator politik për të ardhmen e tyre në mejdanin e gjerë elektoral.

Në kampin pozitar, situata është fare e qetë – kandidatët e PS-së thjesht do të synojnë të marrin sa më shumë vota nga ata zgjedhës që votuan më 25 prill për partitë pozitare (PS dhe PSD). Gjithsej për këto dy parti votuan në 6 bashkitë rreth 136.3 mijë zgjedhës më 25 prillin e vjetshëm (rreth 5% e tyre mund të kenë bërë ndonjë ngatërresë në fletën e ndërlikuar të votimit dhe u ka rezultuar vota e pavlefshme).

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Drejt djegies së raundit të tretë, mendoni se PS duhet ta zgjedhë vetë Presidentin?



×

Lajmi i fundit

John

‘Galaktikët’ pushtojnë sërish Europën, Reali kampion i Champions League për herë të 14