Edvin Kulluri: Bardhi i bie derës së gabuar, nuk ekziston për ne! Gjendja psikoemocionale e Foltores është e rëndë! PD ka axhendë të qartë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbën Hitaj tha se gjendja emocionale e “Foltores” është e rëndë, e këtë e thotë duke iu referuar akuzave të Sali Berishës ndaj SPAK e cila e akuzon për korrupsion për aferën e privatizimit t ish-kompleksit Partizani.

“Bardhi nuk ekziston për ne i bie derës së gabuar. Rama është bërë i fuqishëm dhe nuk pyet as për opozitë. Këtu SPAK po e kthen PS në shërbim të provës të së majtës. Gjendja psikoemocionale e Foltores është e rëndë. Ata kanë hyrë në një cikël psikoemocional që unë nuk e shpjegoj dot. Me këto marrëzira që flasin një zot e di se ku e gjejnë kurajon të artikulojnë këto mendime ndaj SPAK që e dimë shumë mirë që nuk është vepër e PS”, tha Kulluri.

PD zyrtare, siç nënvizon Kulluri ka një axhendë të qartë që kur zgjodhi mes SHBA dhe Sali Berishës. Në vijim ai shtoi se PD duhet të ketë identitet të qartë politik.

“Ne kemi axhendë të qartë politike, jo axhendë të ditës. Axhenda e ditës nuk të çon askund. Nëse ne duam të kthejmë besimin te njerëzit, vendimi I 18 dhjetorit është I pakthyeshëm. Ka bërë zgjedhje PD në atë kohë mes alencës së shqiptarëve me sHBA. Këtu bashkim nuk ka që të jemi të qartë. Jam kthyer në PD për disa çështje që I kam merak, si reforma në kushtetuese e pronave, e listave të hapura e familjes etj. Unë mendoj se PD zyrtare duhet të ketë identitet të qartë politik dhe tu dalë përballë atyre që e votojnë.”, shtoi ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit