TIRANE-Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri shprehet se Partia Demokratike është kthyer në këmbalec të oligarkëve, ndërsa kryetari i saj, Lulzim Basha në një kopje e zbehtë e Rilindjes. Zgjidhja? Kulluri thotë se zgjedhjet e ardhshme duhet të kenë një alternativë të djathtë koherente me të djathtën në botë. Rrugë tjetër përveç një të djathte anti-establishment nuk ka, thotë ai.
"Fatkeqesisht me shtrirjen e liberalizmit ne te majte dhe ne te djathte te politikes shqiptare, dallimet mes paleve thuajse jane shuar! Kjo ka qene dhe endrra e tyre qe para vitit 2005! Ne ate kohe PS parrullen kryesore kishte “reformat standarte” te shoqeruara me njefare stabiliteti makro-ekonomik te cilat e mbanin ekonomine ne nje rritje medioker rreth 3-4 %te PBB. Argumenti tjeter ishte se privatizimi i ekonomise po ecte njesoj si ne vitet e para te qeverisjes se PD ‘92-97! Ndaj rotacioni ishte i panevojshem! Por rezultoi gabim.
Fushata e 2005 prezantoi PD si nje parti qe shkonte pertej ketyre cliche-ve! Kerkeses per rrotacion ju pergjigjem me nje program te qarte te uljes se taksave, derregullimit te procedurave burokratike, aksesit te gjere te qytetareve tek sherbimet dhe nje reforme fiskale qe mundesoi ne vitin 2007 mbledhjen e 1 miliarde USD me shume ne vit ne buxhet! Thithja e investimeve te huaja per shkak te reformave u kthye ne realite te dukshem c’ka e dyfishoi rritjen e ekonomike. Por pati edhe shume e shume reforma te tjera qe paten edhe gabime, por qe gjithesesi “shkunden” disa sektore si ekonomine rurale, shendetesine, arsimin etj..
Ndersa sot jemi me keq se ne 2005! Tashme debat sistemesh qeverisjeje s’ka realisht! PS dhe PD jane e njejta gje. Nese ne ate kohe PD ja doli te conte perpara me kurajo disa reforma liberalizuese ne ekonomi dhe institucione, tashme kjo faze eshte e mbyllur. Ceshtja e prones si shembull dhe shkuarja drejt nje ekonomie zhvilluese kombetare jane prioritete te djathtes konservatore qe eshte ngritur perballe liberaleve. Por PD nuk ka asnje lidhje me keto kategori. Duke u kthyer ne kembalec te “oligarkeve” lidershipi i PD nuk eshte as me shume e as me pak se nje kopje e zbehte e “Rilindjes”! Te dyja palet jane klientele e te njejteve njerez si ketu e si jashte!
PD rend mbas aleancave me jashte me partite liberale por jo konservatore. Rama eshte i njohur per perkatesine e tij ne establishmentin liberal, Basha djathtas po ashtu.
Edhe tashme gjate epidemise, PD “keshillon” Ramen per rritjen e “pages se luftes” por nuk kerkon rihapjen e ekonomise. Nuk e duan punen. Por asnje vend nuk forcohet pervecse me pune.
Me tej akoma asnje marredhenie me konservatoret ne SHBA dhe Evrope. Per me teper njerez rreth tij jane rreshtuar me Albin Kurtin per te sabotuar nje marreveshje per njohjen reciproke mes Kosoves dhe Serbise duke demtuar qellimisht me genjeshtra imazhin e qeverise amerikane.
E nderkohe qe BE po ashtu po tronditet per shkak te mosfunksionimit, fjalimi i tij i fundit ne PPE ishte mbeshtetje direkte per rendin liberal!
Ndaj te ardhme e djathta per keto arsye e shume e shume te tjera nuk ka me kete lidership! Ky eshte nje lidership i se shkuares. Ka ngecur peng ne konjukturen liberale qe po bie ne te gjithe perendimin, e s’ka si te ngrihet ne Shqiperi! Zgjedhjet e arshshme duhet te kene nje alternative te djathte koherente me te djathten ne bote. Rama dhe Basha ke te qendrojne bashke ne konjukturen e tyre, te djathtet te shkojne perpara kunder tyre. Rruge tjeter pervec nje te djathte anti-establishment nuk ka. Rruga tjeter ka perzene shqiptaret nga Shqiperia!" shkruan Kulluri.
Po cfar Bashe more Kullur? Ai vec nje klluf eshte .
Përgjigju