Edvin Kulluri: Për servilët e mjerë të Sali Berishës dhe familjes së tij!

Edvin Kulluri: Për servilët e mjerë të Sali Berishës dhe familjes së tij!

Almer Toska dhe Sali Berisha

Të dashur miq! Në videon që po postoj do të shihni një farë Almer Toska, që në stilin e zakonshëm “lëpij çfarë lënë të tjerët”, ka thyer rekordin e servilizmit provincial tipik komunist të shokëve të Legjendës, si për shembull shoku Enver në takim me klasën punëtore dhe koperativiste! 

Legjenda bën ç’bën, kthehet në origjinë! Atë punë ka dhe nuk i vë faj! Por ky Almeri nga Roskoveci, që del në ca studio dhe flet broçkulla sikur Djathtas 1912 u financoka nga 2 deputetë të PS, nuk e kuptoj nga i del kooperativisti apo punëtori i dalluar komunist, se do ketë lindur pas 1990!

Tani ti Almer, duhet të kuptosh që nuk mund të vish në Tiranë dhe të bësh emër duke ngrënë marmalatë me porosi nga Çimi dhe Çimët që ka prodhuar Legjenda në 34 vite, sa herë që dikush i dilte kundër brenda PD apo me parti tjetër. Se që ta dish ti Almer, dhe Legjenda jote 800 mijë euroshe, njerëzit dolën në 1990 për të qenë të lirë të mendojnë, flasin, të punojnë ku e si të duan pa cenuar persona të tjerë. E për më tepër o i mjerë, në kërkim të qerasë së shtëpisë, çdo grup njerëzish që i bashkojnë ide, vizione dhe interesa të përbashkëta politike, mund të formojnë dhe parti politike. Këto janë të drejta kushtetuese të vlefshme për këdo.

Për ne dhe shumë njerëz që janë të djathtë, liria është themeli i politikës! Por ka dhe njerëz që formojnë apo drejtojnë parti që duan t’jua trashëgojnë dhe fëmijëve të tyre si në rastin e shefit të shefit (Çimit) tënd! Dhe janë në të drejtën e tyre. Pastaj nëse votohen Djathtas 1912 apo PD si pronë e familjes së Legjendës, do e tregojë vota e shqiptarëve në Maj të 2025!

Ti Almer duhet të dish se si ty janë përdorur si kontraceptivë shumëpërdorimsh në 34 vite shumë hallexhinj të tjerë që sot ose e kanë kuptuar ose kanë hequr dorë nga gazetaria iluzive e përroit psiqik. Sa për shembull të njëjtat sulme i janë bërë Azem Hajdarit, Mocionistëve të “92, PDR-së së Pollos apo Genc Rulit etj. E kur janë kthyer në PD pas “reflektimit të Legjendës”, Almerët e dëshpëruar e të keqpërdorur si ty u lëpiheshin për një vend pune në vitet 2005! Pyeti se aty poshtë ballkonit i ke ca nga ata si gjynahqarë! Por sot duhet të kuptosh se ti dhe ca Almerë të tjerë, jeni të pashpresë! Sepse askush nga ne, pra Djathtas 1912 nuk do kthehen kurrë të bashkëpunojnë me PD e Sali Berishës! “Nuk bie daci dy herë në kos”, thonë Tironsit! Por ti këtë shprehje nuk ke nga ta dish!

Ndaj Almer të sugjeroj të fillosh shkollën e gazetarisë, ku të mësosh se puna e nderuar e gazetarit nuk ka lidhje as me praktikat komuniste të lincimit të rivalëve të shefit të shefit tënd, e aq më tepër të lexosh ndonjë rresht se si bëhet një lajm! Gazetaria është sa e vështirë dhe lehtë! Mjafton të kesh një përqindje modeste neuronesh që mos të t’i ketë vrarë Legjenda me gënjeshtra se do të të bëj deputet ty dhe ca kamikazë të tjerë që mbledh Çimi nëpër tavolina! Almer, uroj që herë tjetër të mendohesh para se të vendosesh emrin tënd në marrëzirat që të çojnë! /Marrë nga Facebook i Edvin Kullurit/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyrdyl Beu: 20/11/2024 17:13

    Po servilēt e partis KAK pd njifen qē jan jashqitje e kombit llumrat e shoqēris. Por dhe ti o Edvin Kollovari sje mē i mir se kta servil se dhe ti ke debutuar te sali bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit