Efi dhe Kejvina përplasen në BBV: S'lejoj të luaj dikush me mua! Nuk e di çfarë do bëj nëse kjo femër më drejtohet kështu

Efi dhe Kejvina përplasen në BBV: S'lejoj të luaj dikush me mua! Nuk e di çfarë do bëj nëse kjo femër më drejtohet kështu

Kejvina Kthella dhe Efi

Debatet në Big Brother Albania VIP nuk kanë munguar gjatë spektaklit. Ish konkurrentja e Për’puthen u përplas me modelen Kejvina Kthella.

“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si Kejvina dhe një djalë si Luizi. Janë disa etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz, që qeshin disa këtu”, tha Efi.

Në këtë moment ndërhyri Kejvina, por Efi i tha se ‘i ka thënë psikopate’, por që i ka kërkuar ndjesë.

“Më tha se jam zero, të njeh e gjithë Shqipëria se si je. Unë nuk e toleroj më. Nuk mund të luaj dikush me mua. Nuk ka më tolerime. Unë nuk e toleroj më, dhe nuk e di se ç’do bëj më nëse kjo femër më drejtohet kështu”, përfundoi Efi.

Shkak për këto debate u bënë cigaret sepse Efi i kishte thënë Kthellës nuk duhet të mendojë veç për vete por, t’i ndajë ato dhe me të tjerët.

Modelja nga ana tjetër u përgjigj duke i thënë se i mori vetë dhe do t’i konsumojë sa të dojë. Debati ka agravuar deri aty sa Efi i ka thënë Kejvinës mos bëj si gomar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë