Efi ndan detaje nga jeta private brenda shtëpisë së Big Brother, flet për të dashurin e saj
Efi Dhedhes, banore e Big Brother Vip
Efi Dhedhes është një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother Vip”. Së fundmi, ajo ka ndarë një detaj nga jeta e saj personale në një bisedë me Nitën dhe Luizin, duke vendosur të flasë për të dashurin e saj. Ajo thotë se më parë, duke njohur veten dhe karakterin e temperamentin impulsiv, mendonte se do kishte në krahë një partner “të egër”, por ka ndodhur e kundërta.
Sot ajo ka fituar goxha popullaritet në rrjetet sociale, ku audienca e vlerëson për qëndrimet e treguara. Së fundmi ajo e ka lënë me një anë anën e saj të fortë dhe ka folur për diçka private.
Pikërisht për të dashurin e saj, të cilit ndonëse nuk ia ka zbuluar emrin, i ka zbuluar disa cilësi. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.
“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-ka shtuar Efi.
Më herët ish-konkurrentja e Përputhen është shprehur se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”. Madje ajo duke bërë shaka tha se në këtë mënyrë ai mund ta shikojë gjatë gjithë kohës, duke e njohur edhe më shumë pasi janë në hapat e parë të lidhjes.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor 2024, 13:28
-
Big Brother VIP, Ledion Liço: Ndër eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë
21 Maj 2024, 21:37
-
Kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP, ja kush e la shtëpinë
19 Maj 2024, 08:36
-
Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton
11 Maj 2024, 22:50
-
Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu
5 Maj 2024, 22:51
-
Egla merr mesazhet prekëse nga nëna dhe vëllai i saj, nuk i mban dot lotët
23 Prill 2024, 22:55
-
Jetmiri revoltohet me Ori Nebiaj: Të mëshiroj për injorancën zonja deputete
22 Prill 2024, 13:04
-
'Më censuruan', Jetmirit s’i del e keqja me produksionin e BBV
21 Prill 2024, 13:03
-
Doli e dyta në ‘Grande Fratello’, aktorja Beatrice Luzzi surprizon Heidin
21 Prill 2024, 08:26
-
'Të vdektë fëmija në bark nëse je shtatzënë', Sara e prekur nga komentet e rënda
19 Prill 2024, 22:12
-
Kush shkon ‘kokë më kokë’ në televotim të shtunën në ‘BBV’?
17 Prill 2024, 09:59
-
'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother
16 Prill 2024, 22:47