KORÇË - Gëzimin e fitores së ekipit në Skënderbeut në Moldavi në kuadër të ndeshjeve eleminatore për ligën e kampioneve e ka zbehur fakti se pas kthimit në atdhe disa prej futbollistëve kanë përfunduar në spital.
Mësohet se lojtarët kanë shfaqur simptoma të helmimit, dhe kanë kërkuar ndihmë pranë bluzave të bardha.
Mjeku i ekipit Jorgo Pantazi tha se futbollistët janë helmuar nga ushqimi në një restorant pranë aeroportit të Shisinaut në kryeqytetin Moldav, ku futbollistët kanë darkuar pas përfundimit të ndeshjes me ekipin e Milsamit, ku Korçarët fituan me rezultatin 2-0.
Portieri, Orges Shehi, ka kërkuar ndihmë në spitalin e Durrësit ku ndodhej me familjen, ndërsa mesfushori Berisha dhe dy mbrojtësit Jashanica dhe Lataj janë paraqitur në spitalin e Korcës.
Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm lojtaret ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa ditën e djeshme kanë munguar në stërvitje.
Mjeku i ekipit pohon se lojtarët do jenë gati për ndeshjen e kthimit me ekpin Moldav që do luhet më datë 4 gusht në stadiumin e Elbasanit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO