Ekonomi në Report Tv: Inflacioni i lartë, pasojë e pandemisë dhe luftës! Konsumatorët të tregohen të vëmendshëm ndaj abuzimeve në treg, të denoncojnë

Milva Ekonomi, Ministrja për Standardet e Shërbimeve tha për Report Tv se kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit në vend kanë ardhur si pasojë e pandemisë dhe tani luftës në Ukrainë.

“Inflacioni në Shqipëri ka pësuar një rritje, ka filluar që në vjeshtë, por në janar dhe shkurt ka qenë mbi normë, 3.9%. Ukraina dhe Rusia janë furnizuese të disa produkteve shumë të rëndësishme. Kriza ka shkuar përtej Shqipërisë dhe rajonit. Shkaku i krizës ekonomike është lufta në Ukrainë nga agresioni rus. Ekonomia jonë është shoqëruar me pasojat që la pas pandemia dhe lufta në Ukrainë dhe natyrisht kjo sjellë pasoja negative. Ndaj dhe inflacioni është kaq i lartë.”, tha ajo.

E ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Ekonomi tha se Bordi i Administrimit po kujdeset që marzhi i fitimit nga produktet e shportës të mos jetë abuziv.

Ajo tha se qeveria është kujdesur për bizneset të cilat do të krijojnë rezerva ushqimore. Ministrja tha se do t’i ofrohet fondi i garancisë në rast se ato nuk shiten.

“Mielli prodhohet nga gruri që e marrim nga Ukraina, Rusia dhe Rumania. Kjo do të thotë se duhet të hymë në tregje të reja. Sasia që na nevojitet për konsum është e gjetur. Bordi po bën që produktet e shportës të mos kenë rritje me një marzhë fitimi abuziv. E dyta për të gjitha ato që janë eksportues dhe importues të produkteve dhe kanë mundësi dhe të sigurojnë rezervat ushqimore, qeveria i vë në dispozicion një fond garancie për të kompensuar çmimin që do t’i vijë atyre nga mosshitja.”, u shpreh ajo.

Sipas ministres inflacioni i cili bëhet publik nuk është i fshehur, por i saktë.

“Unë kam punuar me shifra, nuk ka inflacion të fshehur. Ka inflacion sezonal, i cili në disa muaj varet, psh çmimi i domates është më i shtrenjtë në janar, por në verë është më i lirë. S’ka inflacion të fshehur, shifra që del është e saktë.”, tha ajo.

Ekonomi tha se kriza është një “luftë” të cilën duhet ta përballojmë të gjithë bashkë, ndaj në rast se konsumatorët vënë re abuzime në çmimet e produkteve të shportës duhet ta denoncojnë atë.

“Konsumatorët duhet të tregohen të vëmendshëm lidhur me abuzimet, ndaj kjo quhet beteja e të gjithëve. Nuk ja dalim dot ndryshe. Qytetarët mund të lajmërojnë, inspektoratin e tregut dhe zyrat e konsumatorit, kemi mundësi të tregojnë se çfarë po ndodh në tregun tonë të vogël.”, tha ministrja.

E pyetur lidhur me një paketë të dytë në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve të vogla nga qeveria ajo tha se një gjë e tillë është e mundur, por do të shihet rast pas rasti.

“Edhe paketa e COVID-19 u shoqëruar me disa paketa, se kjo shihet në bazë të situatës dhe të ardhurat e qeverisë. Njësoj do të jetë edhe në këtë raste. Me rëndësi që qeveria do të qëndrojnë pranë familjeve në nevojë.”, tha ajo

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Carraniku: 24/03/2022 23:33

    Ku me dononcu na?tek Tafil Ibriku apo Sul Kerthiza????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)