TIRANË- Tre muajit e parë të vitit, kanë qenë pozitiv për ekonominë e vendit. Me ndihmën kryesisht të ndërtimit, tregtisë dhe tregut të pasurive të paluajtshme, ekonomia është rritur me 5.97% në tremujorin e parë të 2022, në raport me një vit më parë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, sektori i ndërtimit që prej vitesh po njeh një vrull të shpejtë ka dhënë ndikimin më të fortë në rritjen ekonomike me 1.95%. Më pas është renditur sektori i Tregtisë, Transportit, Akomodimit dhe Shërbimit ushqimor me 1,55 % dhe aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0,91%.
Por nga ana tjetër një nga sektorët jetik të vendit bujqësia, që ka edhe numrin më të madh të të vetë-punësuarve, vijon me ritme të ulta. Ky sektor ka pasur rritjen më të ulët, me vetëm 0.01%. Ecuria e këtij sektori është cenuar edhe më shumë pas muajit mars, pas nisjes së luftës në Ukrainë, çmimet e plehrave kimike u shtrenjtuan, duke shtuar edhe kostot e prodhimit.
Nga ana tjetër në këtë tremujor të parë të vitit, kanë dhënë kontribut negativ në ekonomi artet dhe argëtimi që janë në rënie me -0,35%, dhe Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,18%.
Në këto të dhëna mbi ecurinë ekonomike, nuk është i përfshirë inflacioni i lartë, pasi kriza e çmimeve ishte më e fortë në fund të muajit mars dhe më pas. Si pasojë e krizës së çmimeve dhe inflacionit të lartë që ka arritur në 6.7% në muajin maj, ekspertët dhe institucionet vendase e ndërkombëtare presin reduktim të rritjes ekonomike, si dhe ngadalësim të konsumit prej çmimeve të larta.
B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Nesër hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28,7 km e gjatë, shpejtësi deri në 90 km/h
29 Dhjetor 2024, 23:01
-
AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!
26 Dhjetor 2024, 15:29
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26