‘Ekonomia’ miraton me ndryshime pr/buxhetin 2021! S'plotësohet kërkesat e Ballukut, vëmendjen e merr 'Shëndetësia' (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021, me një sërë ndryshimesh duke rritur fondet për disa institucione.

Buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është vendosur të rritet edhe me 2.2 miliardë lekë duke arritur në rreth 70 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për rimbursimin e ilaçeve që përdoren për pandeminë.

“Duke parë vijimin e pandemisë dhe përshpejtimin e saj, ne morëm në konsideratë një çështje jetike, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19, në paketën e ilaçeve me rimbursim, nga përllogaritjet e bëra është e nevojshme shtimi i buxhetit me 1.2 miliardë lekë, për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket dhe kurohet me ilaçet. Po tek ministria e Shëndetësisë, një çështje tjetër që ka të bëjë me njerëzit në nevojë ka të bëjë me shtimin me 1 miliardë lekë pagesën e papunësisë”, u shpreh Angjeli.

Edhe pse kishte më shumë kërkesa nga çdo institucion, Komisioni i Ekonomisë ka vendosur të mbështesë vetëm në tre programe ministrinë e infrastrukturës, ku vetëm për naftëtarët e Ballshit do shkojnë 560 milionë lekë.

“Mbështesim Ministrisë së infrastrukturës për tre çështje të rriten investimet e huaja me 20 milionë lekë dhe për programin e agjencinë e efiçensës së energjisë, ndërmarrjet në konservim (kërkesa nga Balluku është 55 milionë euro) dhe për çështjen e naftëtarëve”, u shpreh Angjeli.

“Për naftëtarët duhen 560 milionë lekë. Nuk do të jetë ndihmë ekonomike”, tha Dhëmbi.  

“Aq do të vendoset aq sa ju ka premtuar kryeministri”, deklaroi Angjeli.

Ndërsa ministrja Balluku pati kërkuar 14.5 miliardë lekë. E rëndësishme është të theksohet se përfshirja në buxhetin e vitit 2021 pagesa e naftëtarëve dhe rimbursimi i ilaçeve që përdoren për kurimin e COVID-19, do të fillojnë zbatimin e tyre nga viti i ardhshëm. Kjo për shkak se efektiviteti i këtij buxheti nis nga 1 janari 2021.

Nga ana tjetër Komisioni ka vendosur të rrisë edhe buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Turizmit.

“Kemi vendosur që për sistemin e digave dhe të pritave që të shmanget çdo përmbytje, fondi për këtë zë të shtohet me 350 milionë lekë”, u shpreh Angjeli.

“Ne për bujqësinë mund të sigurojmë vetëm 200 mln lekë”, tha drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi.

“Kemi vendosur të mbështesim edhe turizmin me fonde shtesë duke qenë se është mbështetur më shumë nga pandemia dhe të bëjmë një shtesë në dy drejtime, për mbrojtjen e mjedisit dhe për programin e turizmit me 100 milionë lekë”, deklaroi Angjeli. 

Më shumë buxhet do të ketë edhe për disa institucione të tjera.

“Duke qenë se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje kemi vendosur që të mbështesim disa institucione të pavarura. Shkolla e Magjistraturës mbështetet me 60 milionë lekë plus 2 milionë lekë nëse merr një këshilltarë për punë shkencore. KLP do të marrë 3 milionë lekë shtesë. Do japim fonde shtesë për Avokatin e  Popullit, për akademinë 10 milionë, për RTSH 36 milionë lekë, shtesa edhe për ATSH, QKK, Arkivat, dhe për KQZ-që do ti japim fonde për infrastrukturës kompjuterike dhe për numrin e personelit”, pohoi deputeti i PS-së.

Por nga do të merren këto para që do të shtohen për institucionet e lartpërmendura?

“Burimi i parë nga do të merren parat ulen 300 mln lekë nga ministria e mbrojtjes, së dyti 300 milionë lekë nga programi i censit dhe pjesa tjetër do të sigurohet nga rritja e të ardhurave", tha Angjeli. 

Pa përmendur shifra deputeti i PS dhe relatori i buxhetit Anastas Angjeli tha se do të mbështetet me një fond edhe fillimi i ndërtimit të teatrit kombëtar, ndërkohë zyrtarizoi edhe ndryshimin për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar për disa bashki.

"Rritet me 200 milionë lekë në transfertës së pakushtëzuar dhe disa investime 250 milionë lekë. Kemi vendosur që për disa bashki të dëmtuara nga tërmeti dhe janë goditur dhe më shumë nga pandemia për shkak të turizmit do të rishikohet edhe shpërndarja e transfertës së pakushtëzuar”, pohoi ai.

Pritshmëritë për të ardhurat e buxhetit do ta kalojnë vlerën prej 479 miliardë lekësh të përcaktuar fillimisht, dhe me shtesat buxhetore të miratuara të ardhurat mund të arrijnë mbi 483 miliardë lekë.

Institucionet që përfituan rritje buxheti
Kuvendi + 100 milionë lekë
KLSH + 3 milion lekë
Ministria e Shëndetësisë  +2.2 miliardë lekë (1.2 mld lekë për paketën e rimbursimin të ilaçeve dhe 1 mld lekë për pagesën e papunësisë)
Ministria e Bujqësisë + 350 mln lekë (MFE garanton vetëm +200 mln lekë)
Ministria e Turizmit +100 milionë lekë
Shkolla e Magjistraturës + 60 milionë lekë
KLP +3 milionë lekë
Akademia e Shkenca +10 milionë lekë
RTSH +36 milionë lekë
KQZ-së do ti jepen fonde për infrastrukturës kompjuterike dhe për numrin e personelit.
Fonde edhe për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion