Një muaj luftë në Lindjen e Mesme është përkthyer në Shqipëri në një valë shtrenjtimi të produkteve, fillimisht në ato të karburantit dhe më pas shtrirë në produktet ushqimore, por edhe tek lëndët e para.
Dje, Bordi i Transparencës mori vendimin e parë, duke kufizuar çmimin e naftës në 203 lekë për litër nga 217 lekë, ose rreth 14 lekë më pak. Kjo ulje u bë pas më shumë se një jave që çmimet në treg ishin fiksuar dhe nuk ndryshonin. Po ashtu, u ul edhe benzina në 175 lekë, nga rreth 200 lekë që ishte.

Shoqata e hidrokarbureve për Report TV thotë se çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës nuk i mbulojnë kostot e tyre. Për këtë arsye, ata vënë në pikëpyetje edhe mundësinë e furnizimit të tregut me këto produkte të lëndëve djegëse.
Kryetari i Shoqatës së Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i ftuar në “Portofol”, vuri theksin se sfidat me të cilat përballet tashmë sektori i bujqësisë, nga i cili rrezikojmë të kemi mungesë prodhimi për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe shtrenjtimit të plehrave kimike.
“Për të thënë të vërtetën, fermerët nuk ishin përgatitur për një situatë të tillë, vijnë edhe pas dy goditjeve me përmbytjet dhe nuk pritej kjo e tretë dhe, në këtë moment, fermerët nuk kanë mjete e as fonde për të përballuar situatën dhe për të përballuar proceset e punës në bujqësi. Nëse nuk mbillet në kohë dhe nuk vilet në kohë, humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe bën vaki që disa nga fermerët, të cilët ne i kemi fermerë të vegjël kryesisht. Pra, në këtë moment, fermerëve u duhen më shumë para”, - tha Rrapaj.
Sipas Rrapajt, “Bordi mbron nga abuzimet, por nuk i mbron fermerët nga ky shtrenjtim, sepse nafta është në bursë, plehrat kimike që ne importojmë përsëri janë në bursë dhe loja nuk bëhet më në Shqipëri”.
Ndërsa eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, thotë se shteti nuk mund të funksionojë vetëm me borde. Ai nënvizon se duhet të ndihmohet bujqësia dhe familjet në nevojë, si dhe të ketë paketa ndihme ekonomike.
Gjithashtu, Gjokutaj vlerëson se duhet të ketë më shumë transparencë për vendimmarrjen e Bordit të Transparencës.
“Ndërhyrja e marrë kërkon edhe më shumë transparencë për t’i dhënë përgjigje pyetjes se pse vendosën të ulin në këtë nivel dhe çfarë e diktoi gjithë këtë proces uljeje, pasi kjo nuk ka një logjikë që lidhet vetëm me lëvizjet që kanë ndodhur në bursë dhe, natyrisht, që unë do të thosha që e gjithë kjo masë, faktikisht, duhet të ishte dhe duhet të jetë e sinkronizuar edhe me masa të tjera që kanë të bëjnë sa me atë politikën për ulje taksash”, - thotë Gjokutaj.
Gent Beqiri parashikon se kriza do të prekë edhe investimet, të cilat mund të ulen. Gjithsesi, eksperti i ekonomisë beson se kjo situatë mund të shfrytëzohet edhe për të fuqizuar produktin vendas.
“Ekonomia do të bjerë prej krizës së çmimeve, investimet do të ulen, por kjo situatë mund të përdoret edhe si oportunitet për të fuqizuar bujqësinë me më shumë investime. Në supermarkete, produktet shqiptare duhet të dalin me etiketa të veçanta, duhet të ‘reklamojmë’ prodhimin tonë dhe jo importin”, - thotë Beqiri.
Nga lufta ka humbës edhe fitues në aspektin ekonomik. Në një situatë të tillë, fitojnë kompanitë e eksportit të naftës apo energjisë, fuqizohen shtetet që prodhojnë këto produkte apo sektorët e inovacionit. Ndërsa humbësit janë më të shumtë, nga familjet, sektorët e ekonomisë që bazë kanë lëndën djegëse, rriten çmimet e ushqimeve, normat e interesit e, për pasojë, shtohen borxhet e familjeve dhe biznesit. Gjithashtu, humbet buxheti i shtetit, sepse importon energji më të shtrenjtë për të garantuar furnizim pa ndërprerje.
Për të parandaluar një dëmtim të parikuperueshëm të Bujqësisë nga çmimet që po rriten për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, kryetari i Shoqatës së Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thotë se shteti duhet të injektojë tani në këtë sektor të paktën 90 milionë euro, pa vonesë.
“Ne kemi bërë një llogari, që nga buxheti i shtetit ne marrim 2.1 % të shpenzimeve. Të tjerët që marrin 3-5% që janë në rajon, në Europë marrim dhe më shumë. Minimumi ne duam dhe 90 milionë euro të tjera për shpenzime, që të plotësohen minimumet e nevojshme. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë kompesimin e olotë të të gjithë dëmeve që shkaktohen nga kjo krizë, në kohën e duhur, këtë e theksoj dhe ritheksoj, sepse nëse nuk bëhet në kohën e duhur nuk ka vlerë. Nëse këto fonde do t’i japim më vonë, nuk ka vlerë për fermerër
Komente












Ndonje gje per Saliun keni? Pa ne dhe bar hame po propaganda Euro 2030 mos na prishet, ah harrova luften. Ne mos Saliu, lufta, syu keq, amon se skemi fat fare.
Përgjigju